Home / KOSOVA / Veseli, test për Haradinajn
Veseli, test për Haradinajn

Veseli, test për Haradinajn

Veseli, test për HaradinajnNëse Kadri Veseli arrin t’i marrë votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, ky mund të jetë një sinjal që edhe Haradinaj do të zgjidhet kryeministër.

Kurse, po që se ai dështon në këtë mision, sipas analistëve politikë, do të vështirësohet edhe rruga për liderin e AAK-së

Zgjedhja apo jo e kryeparlamentarit është testi i parë me të cilin do të ballafaqohet i nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj.

Kjo pasi, sipas njohësve të proceseve politike, nëse kandidati për kryeparlamentar arrin t’i marrë votat mund të jetë një sinjal që edhe Haradinaj do të zgjidhet kryeministër. Kurse, po që se ai dështon në këtë mision, sipas tyre, do të vështirësohet rruga edhe për liderin e AAK-së.

“Është një tregues, një parahyrje e asaj se çka mund të ndodhë. Nëse sigurohen 61 vota për kryeparlamentarin, atëherë kjo është një shenjë e asaj që tregon se edhe në rastin e votimit të qeverisë PAN mund t’i ketë të siguruara votat.Pra, është një test për qeverinë Haradinaj”, ka deklaruar ai për “Zërin”, ka thënë Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Veseli, test për Haradinajn Veseli, test për HaradinajnRating: 4.8