Home / KOSOVA / ‘Vetëvendosja’, e pavendosur për Kushtetuese
‘Vetëvendosja’, e pavendosur për Kushtetuese

‘Vetëvendosja’, e pavendosur për Kushtetuese

‘Vetëvendosja’, e pavendosur për KushtetueseLëvizja “Vetëvendosje” ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë koalicionin LAA për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen e koalicionit PAN në seancë konstituive, si dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar. 

Zyrtarë të kësaj partie arsyetohen se Kushtetuesja mund t’i komplikojë edhe më shumë gjërat, siç i kishte komplikuar edhe në vitin 2014, shkruan sot gazeta Zeri.

Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) po përgatitet që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar nga këta të fundit.

Por, këtë iniciativë të LAA-së ende nuk dihet nëse do ta përkrahë edhe lëvizja “Vetëvendosja”, me arsyetimin se Kushtetuesja “do të mundë t’i komplikojë edhe më shumë gjërat”.

Megjithatë, ekspertët kushtetues kanë vlerësuar për gazetën “Zëri” se Gjykata mund ta japë vetëm një mendim teorik për këtë çështje dhe zgjedhja e kryeparlamentarit nuk ndërlidhet me përgjigjen që do ta japë Kushtetuesja.

Sipas tyre, koalicioni PAN nëse i ka votat mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht vonesës së përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese…

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . ‘Vetëvendosja’, e pavendosur për Kushtetuese ‘Vetëvendosja’, e pavendosur për KushtetueseRating: 4.8