Home / LAJME / Vuçit thotë se Rezoluta 1244 parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Vuçit thotë se Rezoluta 1244 parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Vuçit thotë se Rezoluta 1244 parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur edhe një herë kategorikisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk lejohet sipas marrëveshjes së Kumanovës.

Duke u përgjigjur në interesimin e mediave nëse ndihmës sekretari i SHBA-së Wess Mitchell ka sjellë planin katër pikësh për Kosovën në Beograd, gjë të cilën diplomati amerikan e ka mohuar, presidenti Vuçiq deklaroi se sipas marrëveshjes së Kumanovës Kosova nuk mund të ketë ushtri.

Vuçit thotë se Rezoluta 1244 parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

“Iu bëj thirrje të gjithëve të gjejnë një letër të vetme, një shkronjë të vetme në ndonjë akt ndërkombëtar në të cilin shkruhet se është e lejuar. Sipas marrëveshjes teknike-ushtarake nga Kumanova, kurrfarë forcash kosovare nuk mund të ekzistojnë – mund të ekzistojë KFOR-i dhe askush tjetër. Sipas Rezolutës 1244 nuk parashihen forca shqiptare, por kthim të forcave serbe në Kosovë. Ushtria e Kosovës është në kundërshtim me të gjitha katet ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

Ndryshe, ndihmës sekretari i SHBA-së Wess Mitchell ka deklaruar sot në Beograd se Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 1:50 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156785
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Vuçit thotë se Rezoluta 1244 parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë Vuçit thotë se Rezoluta 1244 parasheh kthimin e ushtrisë serbe në KosovëRating: 4.8