Home / SHENDETESIA / Mjeku neurolog dhuron pasurinë për spitalin e Fierit

Mjeku neurolog dhuron pasurinë për spitalin e Fierit

Mjeku neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi.

Ai për disa vjet ka shpenzuar paratë e tij duke rregulluar komplet katin e tretë të godinës spitalit. Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj.

“Teksa i kemi parë këto ambiente, kemi pyetur infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e të gjithëve.

Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës.

Por t’i mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme”, shkruan portali “Fierisot.com”.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com June 13, 2018 9:19 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=224920
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mjeku neurolog dhuron pasurinë për spitalin e Fierit Mjeku neurolog dhuron pasurinë për spitalin e FieritRating: 4.8