Home / SHENDETESIA / Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës (dhe si të ndaloni)?

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës (dhe si të ndaloni)?

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës (dhe si të ndaloni)?Nëse në mëngjes zgjoheni me dhembje koke të padurueshme, mbase shkaktar është kërcëllitja e dhëmbëve gjatë natës.

Mësoni se si shkaktohet kërcëllitja, si edhe cila është preventiva më e mirë.

Ndjenja e stresit lind brenda kokës sonë, ndërkaq efektet e gjendjes së tillë shumë shpejt transferohen tek nofullat tona.

Tensioni i krijuar mbetet në qafën dhe nofullat tona, ndërkaq anksioziteti i vazhdueshëm shkakton kërcëllitje të dhëmbëve gjatë natës.

Mjekësia këtë gjendjeje e quan bruksizëm dhe mund të shfaqet nga niveli nga i ulët deri te sëmundja serioze, transmeton Telegrafi.

dentist tries dental splint young girl

Si të pengohet/të pushohet kërcëllitja?

Për t’i zvogëluar këto dukuri të dhembshme, para së gjithash, do të duhej të reduktoni stresin dhe pastaj edhe t’i shmangeni kafeinës dhe alkoolit, të cilët përkeqësojnë këtë gjendje.

Është shumë e dobishme edhe bartja e maskës mbrojtëse për dhëmbë të cilën mund ta gjeni te stomatologu.

Kjo mbrojtje e dhëmbëve, e cila kryesisht punohet nga silikoni, patjetër duhet të jetë sipas masës suaj, sepse, në të kundërtën, për shkak të lëvizjes së dhëmbëve gjatë natës mund të ndodhin kafshime të parregullta.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës (dhe si të ndaloni)? Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës (dhe si të ndaloni)?Rating: 4.8