Home / SHENDETESIA / Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë

Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë

Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujëNë Kosovë kafja është ndër pijet më të preferuara, ndërsa kafenetë e çdo qyteti janë të mbushura me të rinj e të reja të cilët edhe në motin e nxehtë veror nuk hezitojnë të porosisin pije që përmbajnë kafeinë.

Mirëpo, me siguri se keni vërejtur diçka interesant kudo që keni porositur kafe: kamerieri gjithmonë porosisë suaj ia bashkëngjitë edhe një gotë me ujë, transmeton Telegrafi.

Por, a e dini pse ndodhë kjo?

Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.

Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.

Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.

Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.

Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujëRating: 4.8