Home / SPORT / Drama e Higuain: Doja të braktisja futbollin prej nënës së sëmurë

Drama e Higuain: Doja të braktisja futbollin prej nënës së sëmurë

GazetaShqip Sport

Gonzalo Higuain, në një rrëfim për “Tnt Sports” ka treguar një episod shumë të rëndësishëm të jetës së tij. “El Pipita” ka qenë shumë pranë tërheqjes nga futbolli për shkak të sëmundjes së nënës së tij.

“Ishte diçka e tmerrshme, shkova deri në atë pikë sa doja ta lija futbollin. Ishte vetë nëna ime që më nxiti të vazhdoja, por po të ishte për mua, do të hiqja dorë. Ajo ishte gjëja më e rëndësishme, gjithçka tjetër kalonte në plan të dytë.”

Higuain së shpejti do të bëhet baba dhe është shumë i lumtur me bashkëshorten e tij.

“Është shumë e rëndësishme që, kur të largohesh nga futbolli, të rrethohesh nga persona që të duan dhe, për fatin tim të mirë, më rrethojnë shumë persona të tillë. Janë ata që të shoqërojnë gjatë gjithë jetës, sepse kur e lë futbollin nuk u duhesh më të tjerëve.”

Faktit që shpeshherë akuzohet se nuk është vendimtar në ndeshjet e rëndësishme nuk i kushton shumë rëndësi.

“Cilët kritikohen? Sigurisht, më të mirët. Të kritikojnë për atë që nuk ke bërë, jo për 300 golat që ke shënuar.”

Në fund Gonzalo i rikthehet edhe eksperiencës së tij te Napoli.

“Doja të shkoja atje për atë që përfaqëson për Argjentinën, që Napoli të rritej më shumë. Urrejtja që lindi kur u largova, s’është tjetër veçse dashuri. Nuk i kam bërë kujt keq, mora një vendim që mendova se ishte në të mirën time dhe për familjen time, por nuk e mirëkuptuan.”

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 18, 2018 10:35 am ne link https://kosovatoday.com/?p=181100
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Drama e Higuain: Doja të braktisja futbollin prej nënës së sëmurë Drama e Higuain: Doja të braktisja futbollin prej nënës së sëmurëRating: 4.8