Home / SPORT / E gjithë bota sytë nga ndeshja e sontme, kjo sfidë pritej tash e 58 vite

E gjithë bota sytë nga ndeshja e sontme, kjo sfidë pritej tash e 58 vite

E gjithë bota sytë nga ndeshja e sontme, kjo sfidë pritej tash e 58 vite

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja më e madhe në botë sa i përket rivalitetit mes dy skuadrave.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Boca Juniors dhe River Plates, sfidë kjo e vlefshme për finalen e Copa LIbertadores.

Dy skuadra të një qyteti,por me histori dhe tradita të ndryshme, shkruan ORAinfo.

Ndeshja mes këtyre ekipeve do të luhet pa tifozë në mënyrë që ti shmangin incidentet mes tyre. Boca Juniors cilësohet si “klasa punëtore” e qytetit ndërsa River Plate si shtresa e lartë e popullësisë.

Kujtojmë se në kuadër të Copa Libertadores ndeshjet do të jenë kthyese dhe se ndeshja e parë luhet sonte ndërsa ajo e kthimit pas dy javësh.

Ndonëse ballafaqimi mes Real-Barcelona cilësohet si “El Clasico”, por dueli mes Boca Juniors dhe River Plate konsiderohet si “Super El Classico”.

Ditën e sotme do të ketë edhe ndeshje të tjera në kampionatet respektove evropiane, por që vëmendjën më të madhe e ka marrë kjo sfidë, pasi dihet rivaliteti mes skuadrave, shkruan ORAinfo.

Ajo që vlenë të theksohet është se ndeshja e fundit mes këtyre ekipeve në kuadër të Copa LIbertadores ishte në vitin 2015, ndeshje kjo që u ndërpre pasi që tifozët e Boca Juniros iu hodhën gaz lotsjellës lojtarëve të River Platës.

Kjo gjë bëri që ndeshja të fitohet në tavolinë në favor të River Plates.

Sa i përket cilësive teknike, Boca Juniors ka sulmin më të mirë, aq sa mban në bankën rezervë yllin e shumë skuadrave të mëdha europiane, Carloz Tevez.

Ndërkohë që River Plate gëzon një mbrojtje të “hekurt” dhe të aftë për ndeshjet e tilla.

Një gjë është e sigurtë, që kjo sfidë do të mbesë në histori të këtij sporti./ORAinfo/

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 5:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365984
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . E gjithë bota sytë nga ndeshja e sontme, kjo sfidë pritej tash e 58 vite E gjithë bota sytë nga ndeshja e sontme, kjo sfidë pritej tash e 58 viteRating: 4.8