Home / SPORT / Liverpooli shënon fitore, Xherdan Shaqiri feston me shqiponjë

Liverpooli shënon fitore, Xherdan Shaqiri feston me shqiponjë

Liverpooli shënon fitore, Xherdan Shaqiri feston me shqiponjë

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Burnlyt.

E këtë fitore Xherdan Shaqiri e ka festuar me shqiponjë.

Liverpooli fitoi 3-1 në udhëtim, me Xherdan Shaqirin që ishte titullar dhe e shënoi golin e tretë në këtë takim.

Shaqiri nuk festoi në formën e zakonshme duke bërë shqiponjën me duar, për çka njihet më së miri gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi verën që lamë pas në Kupën e Botës. Shaqa festoi këtë herë duke e postuar figurën e shqiponjës në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Shaqiri dhe kosovari tjetër i Zvicrës, Granit Xhaka, u patën gjobitur dhe patën marrë vërejtje që mos ta përsërisin më festimin me shqiponje në fushë, pasi e bënë kur ia shënuan golat e fitores së Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë.

Golin ndaj Burnlyt ai e festoi duke e postuar një fotografi të vetën dhe në mbikshrim vendosi edhe figurën e shqiponjës.

Duket cekur se Shaqa ishte titullar edhe në fitoren 4-0 të “Të kuqve” ndaj Bournemouthit të shtunën.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 7:50 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381776
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Liverpooli shënon fitore, Xherdan Shaqiri feston me shqiponjë Liverpooli shënon fitore, Xherdan Shaqiri feston me shqiponjëRating: 4.8