Home / SPORT / Mjekët kosovarë gabuan gjatë operimit, sportisti operohet 39 herë në Francë

Mjekët kosovarë gabuan gjatë operimit, sportisti operohet 39 herë në Francë

Mjekët kosovarë gabuan gjatë operimit, sportisti operohet 39 herë në Francë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Shkaku i operimit të gabueshëm në Kosovë, sportisti operohet 39 herë në Francë.

Një gabim gjatë operimit në Kosovë ka sjellë probleme të mëdha për hendbollistin kosovar, Shqipërim Limani.

Shqipërim Limani ia ka pa sherrin një gabimit gjatë operimit në njërin prej spitaleve të Prishtinës.

Hendbollisti kosovar tash e një kohë po trajtohet në një spital të Francë.

Ai beson se shumë shpejt do ta kalojë këtë gjendje, e cila për momentin nuk është aspak e lehtë.

Sportisti kosovar tregon se i është nënshtruar operimit 39 herë, kjo për shkak të një operimit të gabueshëm në vendlindje!

“Arsyet se përse jam në Francë janë shëndeti im. Kam pas probleme shëndetësore sepse në Kosovë me kanë bërë një operim të gabuar. Tash gjendem në Francë që 2 vite dhe kam bërë 39 operime, s’ka sukses shumë. Dhe, më mungon hendbolli shumë edhe pse këtu në Francë kam pas shumë oferta, por nuk mundem të luaj”, ka thënë për “Bota Sot” 24 vjeçari, i cili luan në pozitën e alos së djathtë.

“Për momentin gjendja ime shëndetësore është 50% me 50% dhe nuk dihet asgjë. Pas 39 operimeve është pak e komplikuar situata. Jam në Grenoble, në Michalon thirret spitali, i treti më i mirë në Evropë”, shton Limani, i cili ka mall për Kosovën dhe premton se do të kthehet në fanellën e klubit të zemrës, Kastrioti të Ferizajt.

Ai shprehet se spitali kosovar nuk ka marrë kurrfarë përgjegjësie.

“Vetëm ma kanë prish shëndetin tim më shumë. Kjo është e gjitha, më është dashur të udhëtoj urgjent në shtetin francez, sepse kisha probleme shumë. Tash ma kanë hekur zorrën e trashë krejt, e tash e kam në bark korpën”, përfundoi Limani.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 1:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424128
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mjekët kosovarë gabuan gjatë operimit, sportisti operohet 39 herë në Francë Mjekët kosovarë gabuan gjatë operimit, sportisti operohet 39 herë në FrancëRating: 4.8