Home / SPORT / Napoli me shumë mund fiton ndaj Genoas

Napoli me shumë mund fiton ndaj Genoas

Napoli me shumë mund fiton ndaj Genoas

Napoli ka arritur të fitojë në udhëtim ndaj Genoas.

Napoli ka arritur të përmbyes rezultatin, pasi që ishte duke humbur me rezultat 1:0.

Napoli ka shënuar fitore ndaj Genoas, për të qëndruar në ndjekje të Juventus dhe për të mbajtur të sigurtë vendin e dytë.Lojtarët e Ancelottit arritën fitore me rezultatin 1:2 në udhëtimin në Genoa, shkruan lajmi.net.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, duke befasuar napolitanët, me anë të Christian Kouame, në minutën e 20’ të takimit.

Pjesa e dytë filloi nën reshjet e mëdha të shiut. Në minutën e 58’ referi ndërpreu takimin, si pasojë e kushteve të rënduara të terrenit.

Me rifillimin e takimit, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët në minutën e 62’ realizuan me anë të Fabian Ruiz, për të barazuar shifrat.

Goli vendimtar që vulosi takimin erdhi në minutën e 86’ kur Davide Biraschi realizoi në portën e tij.

Me këtë fitore, Napoli grumbullon 28 pikë, tri më pak se Juventus dhe 3 më shumë se Inter, të cilat skuadra kanë nga një ndeshje për të luajtur nesër.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 11:20 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=366120
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Napoli me shumë mund fiton ndaj Genoas Napoli me shumë mund fiton ndaj GenoasRating: 4.8