Home / SPORT / Platini tregon si trukoi Botërorin 1998

Platini tregon si trukoi Botërorin 1998

GazetaShqip Sport

Michel Platini pranon se Kupa e Botës 1998 ishte trukuar në mënyrë Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale. Ish-mesfushori, i cili ka qenë pjesë e komitetit organizator të atij turneu, pranon se ka ndërhyrë në short për të siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.

Sipas rregullores së FIFA-s, vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht. Por në një intervistë radiofonike, Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.

Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur. “Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale. Mendoni se të tjerët nuk e bjënë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 18, 2018 2:05 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=181187
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Platini tregon si trukoi Botërorin 1998 Platini tregon si trukoi Botërorin 1998Rating: 4.8

Privacy Preference Center

Necessary

Advertising

Analytics

Other