Home / SPORT / Prezantohet Hierro: Spanjollëve u them të kenë besim, do zhvillojmë një Botëror të madh

Prezantohet Hierro: Spanjollëve u them të kenë besim, do zhvillojmë një Botëror të madh

GazetaShqip Sport

“Kemi ardhur në Rusi për të zhvilluar një Botëror të madh dhe objektivi nuk ndryshon pavarësisht gjithçkaje”, ishin këto fjalët e para të Fernando Hierros, ish mbrojtësit legjendar të Realit të Madridit si trajneri i ri i Spanjës. Hierro i ka idetë e qarta dhe në konferencën e parë për shtyp si numri 1 i stolit të La Rojas përcjell siguri, eksperiencë dhe gjallëri. 50-vjeçari nuk ka pasur asnjë dyshim kur është thërritur në detyrë nga presidenti i federatës spanjolle Rubiales duke mos u menduar 2 herë.

“Bëhet fjalë për një mundësi unike të cilën e pranoj me forcë dhe dëshirë. Spanjollëve u them të kenë besim sepse grupi i futbollistëve është shumë cilësor dhe i ka idetë të qarta. A do të ketë ndryshime në formacion? Asnjë sepse nuk ka kohë dhe mbi të gjitha në këto 2 vite është punuar shumë mirë. Nuk ka asgjë për të korrigjuar”, tha ai.

Hierro u emërua trajner vetëm për Botërorin dhe për momentin ai nuk mendon aspak për të ardhmen pasi dëshiron ti gëzohet të tashmes.

“Unë jam i përqendruar vetëm tek Portugalia, më pas vëmendja ime do të shkojë te Irani dhe Maroku. Nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera nëse do të jem trajneri i Spanjës edhe pas Botërorit apo jo. Kam qenë trajner pas kam bërë sërish rolin e drejtorit sportiv dhe tashmë jam sërish trajner. Në qendër të të gjitha gjithsesi është topi i futbollit”, theksoi ai.

Këtë të enjte Hierros do ti bashkohen dy persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të tij tek skuadra e Real Oviedos, pasi dy nga bashkëpunëtorët e Lopeteguit janë larguar së bashku me ish trajnerin drejt Madridit për ta ndjekur atë në aventurën e tij të re në krye të Los Blancos.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com June 13, 2018 9:59 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=224967
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Prezantohet Hierro: Spanjollëve u them të kenë besim, do zhvillojmë një Botëror të madh Prezantohet Hierro: Spanjollëve u them të kenë besim, do zhvillojmë një Botëror të madhRating: 4.8