Home / Tag Archives: abdixhiku

Tag Archives: abdixhiku

Abdixhiku e thumbon keq Qeverinë ‘Haradinaj’

Deputeti nga radhët e Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është tallur me raportime e 100 zëvendësministrave tek i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Ai këtë Qeveri po e cilëson si të padijshme dhe të rrezikshme. Abdixhiku ka komentuar se si 3 zëvendësministrat i raportojnë shefit të tyre gjëra jo të rëndësishme, ku njëri ka dërguar një email, tjetri ka vizituar një restaurant dhe një tjetër ka takuar një ministër, përcjell gazetametro.net. Deputeti ka thënë se kjo Qeveri ka zyrtarë më shumë se Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia, sipas tij këta janë të padijshëm dhe të rrezikshëm Nga raporti i 3 zëvendësministrave: – Në cilësinë e zv/ministrit kam dërguar një email.– Në cilësinë e zv/ministrit kam vizituar një restaurant.– Në cilësinë e zv/ministrit kam takuar ministrin. Qeveria e ‘punëve të mëdha’. 100 zëvendësministra. Më shumë se qeveritë e Gjermanisë, Francës, Anglisë e Italisë bashkë. 3 milionë euro shpenzime në vjet. Të padijshëm dhe të rrezikshëm.

Read More »