Home / Tag Archives: afrikan

Tag Archives: afrikan

U lodhët nga shiu? Përgatituni për të nxehtin afrikan

Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë. Sinoptikanët paralajmërojnë se i nxehti afrikan që ka pushtuar Europën, do të vijojë të rrisë temperaturat edhe në vendin tonë. Ndërkohë që ata rekomandojnë që personat me probleme shëndetësore duhet të rrinë në shtëpi, ose të shkojnë në bregdet për t’i bërë ballë temperaturave.

Read More »

Shqipëria pushtohet nga të nxehtit afrikan

Java e parë e gushtit do të sjellë temperatura të larta në territorin shqiptar ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 deri në 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Sipas Meteoalb, në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, Berat dhe rrethinat e tyre). Përsa i përket shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.

Read More »

Përgatituni: Po vije i nxehti ‘afrikan’, nesër na presin temperatura ekstreme

Deri më tani dita më e nxehtë e kësaj vere në Shqipëri ka kapur një vlerë prej 38 gradësh celsius, por duke nisur nga mesdita e së nesërmes, pritet që në territorin shqiptar të vijë i nxehti afrikan. Sipas sinoptikanëve parashikohet që javën e ardhshme të kemi një rikthim të temperaturave të larta të cilat mund të shkojnë dhe deri në 40 gradë celsius. Kësisoj fundi i korrikut do të jetë i nxehtë në shumicën e ditëve të mbetura. Masat ajrore që do të sjellin këtë ndryshim vijnë nga kontinenti afrikan dhe pritet të zgjasin edhe në ditët e para të muajit gusht. Sinoptikanët shprehen gjithashtu se në këtë hark kohor pritet të regjistrohet dhe dita më e nxehtë e vitit 2018, ndërsa për muajin shtator parashikohet gjithashtu një rikthim i valës së të nxehtit.

Read More »