.
Saturday , July 20 2019
Home / Tag Archives: ardhshme

Tag Archives: ardhshme

Icardi jashtë skuadrës në ndeshjen e ardhshme, reagimi i tij shokon të gjithë

Icardi është lënë përsëri jashtë listës së skuadrës për ndeshjen e ardhshme. Situata mes Mauro Icardit dhe skuadrës së Inter nuk po shkon në rrugën më të mirë të mundshme. Argjentinasi i Inter, Icardi, është lënë përsëri jashtë listës së skuadrës për ndeshjen e ardhshme. Kur po flitet shumë për të ardhmen e tij, dhe situata është shumë e nxehtë, kjo gjë vetëm po ndikon për keq në raportet lojtar-skuadër. Këtë e ka ‘konfirmuar’ edhe vet lojtari, i cili ka reaguar për ngjarjet e fundit, me një postim në rrjetin social ‘Instagram’. “Nuk e di nëse ka respekt dhe dashuri nga Inter drejt meje, nga disa njerëz që po marrin vendimet aktualisht” ka shkruar Icardi, transmeton lajmi.net. Lojtari dhe skuadra nuk kanë arritur akoma marrëveshje për rinovimin e kontratës, dhe një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, nisur nga ngjarjet e fundit.

Read More »

Përgatituni! Iu pret mot befasues në ditët e ardhshme

Keni bërë plane për ditët e ardhshme. Ja ҫfarë moti do të mbretërojë. Ditëve në vijim më butë dhe intervale më të gjata me diell, në fundjavë reshje të dobëta shiu. 27.02.2019 – Ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, si dhe masave të ngrohta ajrore që do të shtrihen mbi rajonin tonë nga Evropa qendrore. Nën këto kushte pritet të mbajë mot më i butë dhe me intervale më të gjata me diell.Në fundjavë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi vendin tonë duke sjell mundësi për reshje shiu gjatë ditës së shtunë dhe rënie të lehtë të temperaturave. Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të favorizojnë rritje të temperaturave lartë mbi vlera mesatare. Në ditët në vijim, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave normale, gjatë ditës, e në orët e mbrëmjes mund të rriten edhe në të pashëndetshme. 28.02 – Më butë, kryesisht kthje..

Read More »

Këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Por sipas IHMK-së, vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. “Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli”, thuhet në njoftim. Siç thuhet tutje, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. “Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtuar vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së.

Read More »

Borë e shi, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin në javën e ardhshme. Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore. Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe për gjatë 24 orëve të ardhshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Dita e martë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius. Më tej, ditët vijuese do të shoqërohen me vranësira pak sa më të dendura, të cilat gjatë ditës, në pjesën dërmuese të territorit do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte, kur pritet të regjistrohen temperaturat maksimale të kësaj jave. Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lë..

Read More »

U mësuat me motin e mirë, ja temperaturat që iu presin ditët e ardhshme

Keni bërë plane për ditët e ardhshmë!? Së pari bëni mirë të shihni se ҫfarë moti do të ketë në vendin tonë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të premten e të shtunën. Temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vjen fundi, njofton IHMK. Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit. Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënien e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënie, sërish mbetet mbi vlerat e ..

Read More »

Taksa dhe FSK-ja, kjo pritet të ndodh në Kosovë javën e ardhshme

Javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën një delegacion i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET). Burime të mediumit serb “Tanjug”, bëjnë me dije se delegacioni i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister, fillimisht do të qëndrojë në Serbi. Siç shkruan ky medium, delegacioni i Parlamentit Evropian do të qëndrojë në Boegrad më 27 dhe 28 shkurt dhe më 1 mars do të udhëtojnë për në Prishtinë, transmeton lajmi.net. Mësohet se vizita e këtij delegacioni nuk do të ketë ndonjë temë specifike, por pritet që deputetët dhe zyrtarët e brendshëm do të përqendrohen në reformat në procesin e euro-integrimit dhe vazhdimin e një dialogu mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas këtij mediumi, Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian kohët e fundit e ka kritikuar Kosovën për mungesën e bashkëpunimit me BE-në në lidhje me taksën e vendosur ndaj Serbisë si dhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Ko..

Read More »