Home / Tag Archives: demokratike

Tag Archives: demokratike

Partia Demokratike bëhet anëtare në Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve të Evropës

PDK bëhet anëtare në Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve të Evropës. Gjatë takimit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë organizatë ombrellë që mbledh partitë konservatore të qendrës së djathtë që përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë. “Në fjalën e tij pas formalizimit të anëtarësimit të PDK-së në ACRE, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se e shikon këtë anëtarësim jo vetëm si arritje por edhe si përgjegjësi duke premtuar se PDK-ja do të jetë një anëtare aktive dhe e dedikuar e kësaj organizate. Po ashtu, Veseli propozoi që një nga samitet e ardhshme të ACRE të organizohet në Prishtinë ku do të kenë mundësi që të njihen nga afër me arritjet e Kosovës si dhe me punën e PDK-së. Kjo organizatë (ACRE) bashkon partitë politike evropiane që promovojnë parime si liria individuale, sovraniteti kombëtar, demokracia p..

Read More »

Rrahje në Partinë Demokratike, Veseli bën këtë veprim

Partia Demokratike e Kosovës duket se po përballet me disa probleme. Procesi zgjedhor brenda PDK-së, po shkon drejt përfundimit. Por, ato që s po marrin fund janë telashet në subjektin që udhëhiqet nga Kadri Veseli. Së fundi telashe ka pasur në fshatin Dobratin të Podujevës. Burime të T7 brenda Partisë Demokratike të Kosovës, kanë treguar se aty ka ndodhur një incident që ka shkuar deri në përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e fshatit me 9 shkurt. Ndërkohë, deri tek incidenit ka ardhur pasi që në garë për kryetar të nëndegës së këtij fshati kanë qenë dy kandidatë. Mësohet se njëri nga pretendentët është i afërm i ish deputetit të PDK-së, Naim Fethau. Por, që ai dhe disa persona të tjerë të afërm të Fetahut, nuk kanë dashur të lejojnë që të ketë kundër kandidat në këtë proces zgjedhor. E zhvillimin e procesit me vetëm një kandidat nuk kanë lejuar anëtarë te e PDK-së, që janë dërguar nga Prishtina. Për të mos lejuar zgjedhje me vetëm një kandidat, Betim Gjoshi, Çlirim..

Read More »

Albin Kurti ka një kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka një kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po e cilëson më të dobtën që nga paslufta. Kurti tha se qeveria Haradinaj ka vetëm një ministri atë të Infrastrukturës, ngase sipas tij, asfalti është mënyra më e përhapur e vjedhjes. Por kreu i VV-së, po kërkon nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të intensifikohen veprimet në mënyrë që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe pse thotë se këto dy parti janë duke u koordinuar, por që duhet ende punë. “Është vështirë të gjendet ndonjë Qeveri me më shumë skandale, korrupsion që nga pas lufta. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit aktual i cili prej emërimit të Rikalos, kontratës së dëmshme me ‘Contur Global’, pastaj prej ratifikimit të padrejtë të demarkacionit, prej faljes së buxhetit të ‘Bechetl&Enkas’”. “… është shndërruar veç se në një Qeveri që paraqet aq më par veç administratën e këtyre korporatave që po n..

Read More »

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar me mbajtjen e e takimeve në degët e saj, ku sot zyrtarë të shumtë të kësaj partie kanë qëndruar në komunën e Obiliqit. Është pikërisht sekretari i partisë, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se strukturat e degës i kanë informuar për qëndrimet e LDK-së, për të gjitha çështjet aktuale politike dhe institucionale në vend. Sipas Beqirit vlerësimi i përgjithshëm është se duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejtë. Postimi i plotë: Takimi i radhës ishte sonte në Degën tonë në Obiliq, Strukturat e Degës i informuam për qëndrimet e LDK-së për të gjitha çështjet aktuale politike dhe Institucionale në vend. Vlerësimi i pergjithshëm është se jemi të gatshëm dhe sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të ndalen këto dëme që po i bëhen shtetit nga ky koalicion i pakicës. Falenderoj Kryetarin e Degës z.Mehmet Krasniqi, Kryesinë e Degës, Kryetarët e Nëndegëve, aktivistë e veprimtar për punën e tyre.

Read More »

Është mbajtur tryeza e Rinisë Demokratike në Podujevë, ja cila ishte tema

Sot, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka mbajtur tryezë me temë, “Cilësia në Arsim dhe Sfidat e Rinisë në Tregun e Punës”, njofton Llapi.info Në tryezën ku u debatua për këtë temë dhe reformave të arsimit duke u përshtatur tregut të punës, të pranishëm ishin, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrjes, Besim Beqa, kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, deputetët në Kuvendin e Kosovës: Safete Hadergjonaj, Mërgim Lushtaku dhe ish-deputetja, Selivie Halimi. Po ashtë në këtë debat kanë marrë pjesë edhe zv/ministri i MASHT-it, Azem Guri, Leonora Morina Boshnjaku-zv.ministre e MKRS-së dhe Arben Gecaj nga Instituti i PDK-së.

Read More »

Ҫfarë po ndodh, mblidhet Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj në një ambient në Prishtinë. Mbledhja po udhëhiqet nga Lideri, Isa Mustafa, pranë tij janë nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Haki Rugova. Po ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ismet Beqiri si edhe anëtarë të tjerë. Takimi po zhvillohet i mbyllur për media. Nuk dihet se për çka saktësisht po diskutohet brenda takimit. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK pritet që të dalin me një qëndrim për opinionin.

Read More »

Rinia Demokratike me kamping në Shqiperi

Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar sërish për anetarët e vet një kamping në Shqiperi. Nw tw, mbi 100 te rinj të PDK-së kanë organizuar diskutime dhe ligjerata te ndryshme. Bashkë me ta kanë qendruar edhe dy edhe dy ministrat e PDK-së, Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri. Përvec aktiviteteve të ndryshme edukative dhe sociale, ata do të vizitojnë edhe monumente të ndryshme historike të shqiptarëve. Kjo është hera e tretë që Rinia Demokratike organizon kamping veror. Kampingje te ndryshme edukative RDK organizon edhe në Kosovë.

Read More »

Ftesa e Veselit për dialog, përgjigjet Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar udhëheqësit e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi. Mirëpo, nuk dihet ende se a to t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Veselit subjektet opozitare në vend. Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar deputetin e partisë më të madhe opozitare (LDK), Ismet Beqirin për të mësuar qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje. Ai ka thënë se tani nuk kanë qëndrim zyrtarë të partisë, por me shumë gjasë përgjigja sipas tij, do të jetë negative. “Nuk kemi ende qëndrim për ftesën por mendoj qe nuk duhet te shkojmë dhe nuk kemi pse te shkojmë sa për te thënë qëndrimin e LDK-së, personalisht e konsideroj të pa nevojshme, sepse qëndrimi ynë është i njohur publikisht dhe po e themi vazhdimisht. Mendoj qe përgjigja jonë do të jetë negative”, ka thënë Beqiri. Më tutje, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së shprehet i bindur se nuk ka asgjë nga takimi në fjal..

Read More »