Home / Tag Archives: femijeve

Tag Archives: femijeve

Kur duhet t’ua thoni fëmijëve të vërtetën për Babadimrin?

Kjo është stina e vitit kur prindërit, më shumë se kurrë, përpiqen të “ruajnë” magjinë… Mirëpo, si do t’ia bëni nëse fëmija ju pyet a ekziston vërtet Plaku i Vitit të Ri? Festat janë kohët më magjike të vitit, ndërkaq Plaku i Vitit të Ri përfundimisht është “personazh” i cili …

Read More »

Kujdes, këto ulëse të fëmijëve në makina, përmbajnë rrezik shumë të madh

Një studim i ri i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Indiana, zbuluan se ulëset e fëmijëve në makina, përmbajnë shumë elemente të toksinave të zjarrit, duke shkaktuar kështu shqetësime serioze për shëndetin e fëmijëve.Dr Marta Venier, nga Universiteti Indiana, tha se bollëku i kimikateve në sediljet për fëmijë në makina, jo vetëm që përmbajnë toksina të shumta të zjarrit, por edhe janë burime kyçe për ekspozimin e shumë sëmundjeve kancerogjene, transmeton ORAinfo.Në studim studiuesit analizuan 18 vende të makinave që ishin prodhuar nga janari 2017 deri në shkurt të 2018, në shumicën e vendeve u gjetën toksina të zjarrit më shumë se sa në ulëset tradicional.Pos kësaj u gjetën edhe kimikate të tjera të quajtura ‘decabromodiphenyl ethane’ (DBDPE), në katër mostra, pavarësisht faktit se ato njihen si shkaktarë i problemeve të çrregullimit të hormoneve dhe tiroides. /ORAinfo/

Read More »

Nëna i kishte braktirus, tani dy fëmijëve jeta po iu buzëqesh

Teologu i njohur shqiptar, Elvis Naçi po vazhdon t’i ndihmojë familjet skamnore.Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, ka udhëtuar në Drenas të Kosovës. Elvis Naçi ka takuar brenda një çadre të improvizuar kryefamiljarin Pajazit Dugolli.Prej 7 muajsh kryefamiljari me dy fëmijët e mitur jetojnë në këtë çadër. E ëma i ka braktisur prej kohësh.Në shkollë fëmijët i diskriminojnë, shokët u thonë nuk keni shtëpi. Babai i tha Elvis Naçit se i gënjen fëmijët pasi e pyesin se kur do u kthehet e ëma.Në studio në Zyrih, Elvis Naçi premtoi se në tokën e familjes në Drenas do i ndërtojë një shtëpi të re.

Read More »

Kaq është përfitimi i fëmijëve nga shtesat e reja

Tema për shtesat e fëmijëve ka qenë për një kohë të gjatë e diskutuar.Fëmijët në Kosovë do të mund të gëzojnë shtesat prej 10 euro për çdo muaj, nga janari i vitin 2019.Ekonomisti Safet Merovci për rtv21.tv u shpreh se kjo shumë që pritet t’iu ndahet fëmijëve është pamjaftueshme.“Nëse për një fëmijë janë 10 euro në muaj, i bie 33 centë në ditë, atëherë kjo shumë flet vetë! Absolutisht e pamjaftueshme!”, tha profesori universitar i Ekonomisë.Merovci theksoi se shtesat e fëmijëve do të duhej të ndaheshin në përputhje me pagën mesatare në vend ose në përputhje me pagën mesatare në administratën shtetërore.“Shtesat e fëmijëve duhet të jenë rreth 20% të pagës mesatare në vend e cila është rreth 173 euro, që duhet të vlejë për të gjithë fëmijët njëjtë.Ose të jetë 10% e pagës mesatare në administratën shtetërore që është afërsisht 453 euro. Çka merret si bazë është shumë e rëndësishme! Një duhet të jetë e sigurtë: të gjithë fëmijët duhet të trajtohen dhe të marrin njëjtë!”, u shpr..

Read More »

Një nënë si Shyhretja, e lumtur pranë fëmijëve

Shyhrete Behluli është ndër këngëtarët më të dashura për publikun e muzikës popullore.Ajo pos për këngët e saj, njihet edhe si njëra ndër këngëtaret më elegante të skenës sonëShyhrete Behluli është shumë e dashur për publikun shqiptar. Me këngët e saj ajo trajton tema nga më të ndryshmet si ato të dashurisë, prindërve, motrave e shoqërisë të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj.Përveç që është aktive me projekte të shumta, Këngëtarja 56 vjeçare bënë pjesë në listën e këngëtarëve më të kërkuar për ahengjet e ndryshme familjare, por, ka dy vite që Shyhreten në këto ahengje e shoqëron edhe vajza e saj, Engji, shkruan rtv21.Kohëve të fundit Shyhrete Behluli, është edhe aktive në rrjetin social, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta profesionale si dhe ajo personale. Së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet në mes djalit të saj të vogël, Lumit dhe vajzës Gresës.Në këtë imazh mund të shohim ngjashmërinë qe e kanë dy fëmijët me nënën e tyre. Ndryshe, ..

Read More »

Rezoluta për shtesat e fëmijëve bllokohet në Kuvend

Ende nuk ka gjetur vend si pikë e rendit të ditës rezoluta për shtesat e fëmijëve.Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, nuk ishte futur në rend të ditës Rezoluta për shtesat e fëmijëve, propozuese e së cilës ishte Donika Kadaj-Bujupi, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Ndërkaq, po sot është mbajtur vazhdimi i seancës me 20 pika të tjera, derisa kanë mbetur edhe dy pika të tjera për diskutim, deri në përmbyllje të kësaj seance.“Shtesat nuk kanë qenë në rend ditë në seancën e fundit, kanë qenë përpjekje për tu futur në rend të ditës, meqë sot ka qenë vazhdim i seancës do të thotë e keni pa që në seancën e fundit i kemi kalu 23 pika, e sot i kemi kalu edhe 20 tjera, konkretisht kemi mbërri te pika 43, edhe dy pika tjera përfundon kjo seancë. Pastaj, krejt proceduralisht mblidhet kryesia edhe në seancën e radhës vendosët për votim rezoluta për shtesat e fëmijëve”, ka treguar Kadaj.Që nga koha kur edhe u inicua si propozim, deputetë të ndryshëm dhe përfaqë..

Read More »

Pse nuk u diskutua në Kuvend për shtesat e fëmijëve

Sot u mbajt seanca në Kuvendin e Kosovës ku u votua për Ushtrinë e Kosovës.Por, ishte paraparë që në rend të ditës të futet edhe diskutimi për shtesat e fëmijëve gjë e cila nuk ndodhi.E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.Kadaj – Bujupi përmes përmes facebook-ut, ka thënë se duhet të ndihen të turpëruar deputetët të cilët premtimet i kanë vetëm fjalë e jo vepra.”Nuk ka inat e smirë qe mund t’i ndal te drejtat themelore per femijet e Kosoves. Turpi qofte per ata deputete, qe fjale kane boll e punet ne hava.Ata sot nuk e votuan futjen ne rend te dites te rezolutes per shtesat e femijeve. Mosvotimi i rezolutes sot, eshte qendrim kunder femijeve te ketij vendi, kunder planifikimit familjar, kunder Kosoves. Sidoqofte, sot iu uroj turpin sepse Rezoluta do te kalojë ne seancen e radhes, ashtu sic u zotuam edhe para pese viteve”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Read More »

Shtesat e fëmijëve, KOMF thotë se Kosova është vonuar

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve ( KOMF KOSOVA) në një përgjigje për Kallxo.com, kanë deklaruar se rekomandimin për shtesat e fëmijëve kjo organizatë e ka bërë që në vitin 2015, tek Qeveria e Kosovës dhe tek partitë politike.KOMF mbështet plotësisht shtesat për fëmijë dhe deklaron që ofrimi i shtesave për fëmijë, është dokumentuar në shumë vende të botës si instrumenti më efektiv në zbutjen e varfërisë dhe i cili zbatohet në pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore dhe në ato të Bashkimit Evropian.KOMF thotë se janë tri argumente se pse duhet të investohet tek fëmijët në Kosovë.“Argumenti Ekonomik: Përmes investimit në fëmijë do të krijohet fuqi punëtore më e shëndoshë dhe më e kualifikuar, që mund të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik, duke përvetësuar teknologjitë dhe shkathtësitë e reja konform nevojave të tregut; Argumenti etik: Investimet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve janë të domosdoshme për secilin vend që mbështet të drejtat e njeriut; Argu..

Read More »

Lajm i mirë: Sot pritet të vendoset për shtesat e fëmijëve

Sot mbahet vazhdimi i seancës, në rend dite janë disa projektligje dhe debati për shtesat e fëmijëve Kuvendi i Kosovës sot mban vazhdimin e seancës plenare, ndërsa në rend dite janë votimi i disa projektligjeve, votimi i Propozim Rezolutës për dialogun me Serbinë, votimi i disa raporteve si dhe pikë e fund e rendit të ditës është debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.Vazhdimi i seancës do të jetë nga ora 10:00.

Read More »