Home / Tag Archives: konfirmohet

Tag Archives: konfirmohet

Konfirmohet takimi mes Thaҫit e Mustafës, ja ҫfarë diskutuan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi dhe Kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar sonte një takim të përbashkët. Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës. Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa ka konfirmuar për Express takimin mes Mustafes dhe Thaçit. “Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa. Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi

Read More »

Konfirmohet bashkëpunimi i Florit me Fifin (Foto)

Flori po vjen në një këngë bashkë me Fifin. Prej disa kohësh është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis producentit Flor Mumajesi dhe Fifit pasi kanë qenë pikërisht postimet e tyre që kanë bërë në Instagram, ato që na kanë konfuzuar dhe na kanë bërë të aludojmë. Ditën e …

Read More »

Konfirmohet largimi i yllit të Interit nga skuadra

Duket se Napoli do të përballet edhe me një largim. Napoli ka konfirmuar se kapiteni i tyre Marek Hamsik, tani është një ‘lojtar i Dalian Yifang’. Është përfaqësuesi ligjor i Napolit, Mattia Grassani, i cili për ‘Radio Kiss Kiss’ ka thënë se marrëveshja për transferimin e Hamsik te Dalian është arritur. “Hamsik u bë një lojtar i Dalian në ora 20:30”, ka deklaruar ai. Klubi kinez do të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare.

Read More »

Konfirmohet anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka konfirmuar anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Timothy Orr. Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr. Richard Mei, zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka thënë për portalin Koha net se anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës. “Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Mei. Ndryshe, anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan mund të ndërlidhet edhe me vendimin e qeverisë së Kosovës për mos heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Read More »

Konfirmohet: Sylejman Selimi merr ftesë nga Gjykata Speciale

Sylejman Selimi do të intervistohet nga Specialja. Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi e ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka kontaktuar zyrën e avokatit të tij. “Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në Pressing në T7. ‘Nuk e di saktë. Ka mundësi gjatë javës”, tha Selimi. Ditë më parë Selimi është liruar me kusht. Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Read More »

Konfirmohet, Era dhe Nora po sjellin bashkëpunimin (Foto)

Është konfirmuar bashkëpunimi që tashmë po përflitet shumë i motrave Istrefi. Nora Istrefi dhe Era Istrefi shumë shpejtë do të publikojnë këngën e tyre të re. Motrat e njohura kanë vendosur që të bëhen bashkë për një këngë e ditëve të fundit ato edhe kanë realizuar skenat për videoklipin që …

Read More »

Punë e kryer: Konfirmohet transferi i Milanit

Tashmë gjithçka është e qartë. Sulmuesi polak i Genoas, Kryzstof Piatek përfundimisht do të jetë lojtarë i Milanit. Largimin e tij drejt Milanit e ka konfirmuar edhe bashkëlojtari i tij te Genoas, përcjell ORAinfo. Mbrojtësi i Genoas, Domenico Criscito, foli për Sky Sportin pas humbjes Grifone 2-0 kundër AC Milan. “Ne luajtëm një lojë të mirë, por ishim të lodhur në 20 minutat e fundit. Piątek? Është e vështirë për ne, sepse ai shënoi gjysmën e shumës totale të golave që kemi shënuar këtë sezon. Ai është një lojtar i madh dhe ne do ta humbasim atë. Shpresoj që klubi të arrijë ta mbajë atë, lojtarët si ai janë të rëndësishëm, le të shohim se çfarë ndodh”, tha ai. Megjithatë, të premten e kaluar, përfaqësuesit e Genoa të kryesuar nga presidenti Preziosi takuan Leonardo, Maldini dhe Ivan Gazidis për të negociuar një marrëveshje, me të cilën marrëveshja ishte një lëvizje e përhershme për një tarifë prej rreth 35 milionë euro. Piatek pritet të bëjë një hap të madh në aspektin e pagës. N..

Read More »

Konfirmohet: Këto ekipe po e kërkojnë Cutronen

Agjenti i Patrick Cutrone pranon se klubet spanjolle dhe gjermane kanë treguar interes për sulmuesin, por ai dëshiron të vazhdojë të luajë për Milanin. Cutrone ka ndjekur fushatën e tij të madhe për Milanin me shtatë gola këtë sezon dhe Donato Orgnoni zbuloi se ylli i Italisë po përpiqen të vjedhin sa më shumë gjëra të jetë e mundur nga Gonzalo Higuain. “Sikur ai të ishte i huaj, ai do të kishte tërhequr shumë më tepër interesim, edhe nëse ai mbetet një nga të rinjtë më të mirë italian”, tha ai për MilanNews, përcjell ORAinfo. “Ne kemi pasur shumë interesime nga ekipet e huaja, si nga Spanja dhe një nga Gjermania, por Patrick dëshiron të vazhdojë të punojë mirë për Milanin”, ka thënë ai. “Ne presim që Cutrone të ketë të njëjtat shanse në 2019 se ai kishte vitin e kaluar. Pas kësaj, do të jetë pranë tij për të bërë mirë në fushë me shfaqjet, qëllimet dhe, ndoshta, çmimet e tij”. Ai më utje ka thënë se Pipita mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë. “Gonzalo është një lojtar i ..

Read More »