Home / Tag Archives: ministri (page 5)

Tag Archives: ministri

Balaj-Halimaj: Ministri Bytyqi, i pari që ka sjell në Kuvend ligjin për mësimdhënësit viteve ‘90-ta

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar Projektligjin nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.Shqyrtimi i këtij ligji u shoqërua me polemika nga anëtarët e Pozitës, Opozitës, përfaqësuesëve të SBASHK-ut dhe përfaqësueses së Ministrisë së Financave.Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ardhjen e këtij ligji në Kuvend e atriboj si merit të Ministrisë së Financave, lidhur me këtë, i menjëhershëm ishte reagimi i deputetes nga NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, anëtare e këtij komisioni parlamentar ku tha se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është i pari dhe më meritori që ka sjellë këtë ligj në Kuvend, gjë të cilën nuk e kanë bërë askush para tij.E në anën tjetër, gjithë deputetët anëtar të komisionit dhe përfaqësuest e SBASHK-ut u pajtuan me depute..

Read More »

Pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin, jep dorëheqje ministri i njohur

Një ditë pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka dhënë dorëheqjen.Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.Debati i djeshëm ndodhi gjatë mbledhjes së këshillit ministror të Greqisë, pasi Kotzias deklaroi se Kamenos ‘fut hundët në politikën e jashtme’. Ndërkohë, ministri Kamenos ishte shprehur se marrëveshja e Prespës, duhej pas zgjedhjeve. Pas debateve të krijuara në sallë, reagoi edhe zëdhënësi i Qeverisë greke përmes një deklaratë publike.“Të zbresë nga ‘treni’ i qeverisë kush është mërzitur. Në kemi drejtim e destinacion të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”, tha në emër të qeverisë greke zëdhënësi. Tashmë pritet qëndrimi i Tsipras pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm.

Read More »

Zyrtare: Shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme

Partia e Behxhet Pacollit thotë se ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin. Lajmin për Express e ka konfirmuar sekretari organizativ i AKR’së, Rrahim Pacolli.Në vend të Gashit në krye të MPB’së pritet të emërohet Ekrem Mustafa.Sido që të jetë, Qeveria ende zyrtarisht nuk ka bërë me dije që Gashi nuk është më pjesë e ekzekutivit.Rahimi Pacolli ka deklaruar se shkarkimi i tij vie pasi që i njëjti nuk ka treguar performancë të mirë në punët me të cilat obligohet.“Po, është e vërtetë që ai është shkarkuar nga ana e partisë. AKR gjithmonë i ka ndërruar ministrat e saj. Kjo po bëhet për shkak të performances. Çdo ministër i AKR’së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”, i tha Expressi,t Pacolli. E shkarkimi i Gashit nga detyra e të parit të MBP’së vie në kohën kur Kosova është duke e pritur votimin për anëtarësim në Interpol.Express merr vesh se ministër i ri mund të jetë Ekrem Mustafa nga Ferizaji. Për këtë më i zëshmi ka qenë deput..

Read More »

Tastet e plagjiaturës në UP, ORCA kërkon mbështetje nga ministri Bytyqi

Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që fillimisht vendi të shkojë në zgjedhje e pastaj të zhvillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.Avdullah Hoti ka kërkuar që fillimisht vendi të shkojë në zgjedhje e pastaj të zhvillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.“Së pari zgjedhje, pastaj dialog – projekt që prodhon stabilitet institucional dhe eviton rreziqet gjeopolitike që po i kanosen Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell lajmi.net.Ai po ashtu ka thënë se “nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jo normale institucionale brenda në Kosovë”.Sipas tij gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm, e as zhvillim në asnjë segment të jetës.Sipas Hotit “Së pari zgjedhje, pastaj dialog – është renditja e veprimeve politike që normalizon gjendjen politike dhe siguron stabilitetin institucional në Kosovë, si dhe krijon parakushtet për arritje të marrëveshjes dhe normalizim të ..

Read More »

Zhvillime të papritura në Qeveri, pritet shkarkimi i një ministri

Posti i ministrit të Brendshëm i Qeverisë Haradinaj sërish do të mbetet i zbrazët. Ministri i ri, Bejtush Gashi, i cili ka marrë detyrën vetëm pak muaj më parë, do të shkarkohet së shpejti.Burime të Gazetës Express nga Qeveria bëjnë të ditur se Gashi do të lirohet nga detyra e tij si ministri i Punëve të Brendshme.Ministria e Brendshme udhëheqet nga AKR, ndërsa ky dikaster ka ndërruar dy ministra.Fillimisht Kryeministri Haradinaj e kishte kërkuar dorëheqjen e Sefajt pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tij, derisa e kishte emëruar Bejtush Gashin, si Ministër të Punëve të Brendshme më 13 prill të këtij viti.Ndryshe, Gashi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës.

Read More »

Ministri Bytyqi përkujton maturantët e Malishevës, në 14 vjetorin e tragjedisë

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka përkujtuar 15 maturantët e Malishevës, në 14 vjetorin e aksidentit që mori jetën e tyre dhe la të lënduar shumë të tjerë.Ai në llogarinë e tij në rrjetin social facebook ka bërë një postim për nderë të tyre duke thënë se edhe pas 14 vjetësh dhimja për ta mbetët e njëjtë, shkruan ORAinfo.” Edhe pas kaq viteve, dhimbja për Beratin, Esatin, Elgadafin, Mifailin, Rifatin, Xhevdetin, Visarin, Agronin, Ajetin, Esatin, Labinotin, Lulzimin, Megezonin, Rruhiun dhe Xhevetin është e fortë”- ka shkruar ndër të tjera ministri Bytyqi./ORAinfo/Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij:Sot bëhen 14 vjet nga tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, ku më 14 tetor 2004, një autobus ishte aksidentuar, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, e kishin mbetur të lënduar edhe dhjetëra maturantë të tjerë, derisa me shijen e mirë të dheut amë kishin marrë rrugën e kthimit për në Kosovë, por që gëzimi i tyre u thye shpejt, pak pa m..

Read More »

Dy autostradat kosovare me pagesë, flet Ministri i Infrastrukturës

Infrastruktura rrugore në Republikën e Kosovës është njëra ndër çështjet më të rëndësishme të vendit. Për këtë fushë tanimë është duke u punuar vazhdimisht nga dikasteret përkatëse të Qeverisë së Kosovës.Një çështje e përfolur tash e disa kohë se edhe autostradat në Kosovë do të bëhen me pagesë, ka ngritur vëmendje tek shumë qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve.Lidhur me këtë çështje, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se autostradat “Ibrahim Rugova” respektivisht “Arbën Xhaferi” do të bëhen me pagesë.Sipas tij, është një projekt i mirë menduar dhe jo i kushtueshëm për qytetarët dhe bizneset e vendin tonë. “Nuk do të ketë çmim që do të rëndojë ekonominë e qytetarëve dhe bizneseve. Do të jetë tarifë e përballueshme për të gjithë”, ka thënë Lekaj.Më tutje, i pari i MI-së ka shtuar se ende nuk dihet saktë se kur këto dy autostrada do të bëhen me pagesë. Megjithatë, sipas deklarimeve të personave kompetent, pritet që çmimi për dy autostradat në fjalë mos të kalojë më s..

Read More »

Ministri Tahiri flet për ofrimin e dorëheqjes

Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur rreth tentim dorëheqjes së tij nga posti i cili mban tash e 13 muaj.Në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, Tahiri ka thënë se ai kishte ofruar dorëheqjen e tij për shkak të pakënaqësive të tij që kanë ndodhur gjatë zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë të Kosovës.Tahiri ka thënë se dorëheqjen e tij e ka parë si reflektim për drejtësinë në Kosovë.“Kam menduar që është një momenti i mirë që duhet të reflektojmë në të gjitha këto zhvillime edhe unë të jap dorëheqje nga posti i ministri të drejtësisë mbase postin tim e shohë si një objektiv për t’i realizuar objektivat e mija të cilat shkojnë në favor të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.Po ashtu ai ka thënë se “e kam ofruar dorëheqjen time pavarësisht që kam qenë person i involvuar direkt apo përgjegjës për shumë se mirëpo nganjëherë njeriu duhet të ndjehet përgjegjës për shumë sene dhe moralisht për shumë çështje që nuk shkojnë mirë dhe këto shqetësime unë i kam shprehur dh..

Read More »

Ministri Ismaili shkon në dasëm, gruaja e tij merr gjithë vëmendjen

Përveç punëve që kryejnë, të arriturat dhe ngecjet, politikanët shpesh komentohen edhe për jetën private e përditshmërinë.Edhe ministrin kosovar të Shëndetësisë, Uran Ismailin shpesh e gjejmë në faqet e medieve rozë.Së fundmi ministri ka treguar përmes një instastory që është nisur në një dasmë me bashkëshorten e tij.Të dy elegantë, me stil dhe tejet të dashuruar, duken teksa pozojnë në lift.

Read More »

Ministri Bytyqi ka zhvilluar disa takime me ministra pjesëmarrës në forumin në Japoni

Në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), që është duke u mbajtur në Kijoto të Japonisë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka zhvilluar disa takime me ministrat e shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum.Konkretisht, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar me Ministrin e Japonisë për Shkencë dhe Teknologji, Takuya Hirai, Ministren e Arsimit dhe Shkencës së Ukrainës, Lilia Hrynevych, Ministren e Arsimit, Kulturës dhe Kërkimeve të Moldavisë, Monika Babuc dhe Ministrin e Shkencave të Iranit, Mansour Gholami.Gjatë këtyre takimeve individuale me ministrat e Arsimit, është diskutuar dhe janë shkëmbyer përvojat e shteteve në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe njëkohësisht për mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit.

Read More »