Home / Tag Archives: pavaresise

Tag Archives: pavaresise

Ku shkuan 500 mijë eurot për 11 vjetroni e Pavarësisë?

Ende s’dihet ku shkuan saktë 500 mijë eurot. Përveçqë nuk dihet sa i ka kushtuar qeverisë shënimi i 11-vjetorit të pavarësisë, fondi gjysmë-milionësh i ndarë për këtë qëllim, nuk po gjendet. Deputeti Korab Sejdiu, më 20 shkurt i kishte nisur një kërkesë Ministrisë së Financave për të ditur se si janë shpenzuar fondet, por Ministri Bedri Hamza i kishte thënë Sejdiut të drejtohet në Ministrinë e Kulturës, raporton KTV. Kjo pasi, sipas përgjigjes së Hamzës, MKRS-së i janë vënë në dispozicion mjetet dhe ka qenë përgjegjëse për shpenzimin e tyre. Sejdiu, sipas udhëzimit, i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, por kjo e fundit ka befasuar me përgjigje. Mjetet e dedikuara për këtë qëllim, sipas përgjigjes së sekretarit Veton Firzi, nuk i kanë mbërritur asnjëherë ministrisë. Rrjedhimisht, MKRS-ja, deri më tani, nuk ka bërë asnjë pagesë për shpenzimet në shënimin e 11-vjetorit. Në këtë situatë, deputeti Sejdiu ka ironizuar duke shkruar se “Me gjasë, festa paska qenë GRATIS”. Por, tash..

Read More »

Ja sa para pagoi shteti për stilolapsat e parashutat në 11 vjetorin e Pavarësisë

Kosova festoi 11 vjetorin me 17 shkurt. Në shtatë qytete të Kosovës u dërgua deklarata e pavarësisë në përvjetorin e 11-të të shtetësisë, por arkës së shtetit kjo i ka kushtuar 27 mijë euro. Mbi 18 mijë euro u dhanë vetëm për shtypjen e saj, 5 e 250 të tjera për dukjen e kamionëve me ikonat ceremoniale, e shoferët e tyre morën nga 100 euro, ndërsa qiraja për 7 kamionët në total arriti në 2,800 euro, raporton KTV. Në dokumentet e shpenzimeve që i ka siguruar KTV-ja, 1 mijë stilolapsa me ikonën e pavarësisë, buxhetit të shtetit i kushtuan 3 mijë euro, nga 3 euro secili. Ndërsa 4 euro e 90 centë u pagua emblema metalike që liderët shtetërorë e kishin vendosur në xhaketat e tyre, e në total për to u dhanë 4 mijë e 900 euro. Kompania “Dizarium”, 5 mijë euro ia mori shtetit vetëm për shpenzimet që i ka konsideruar si të paparashikuara, të cilësuara si kërkesa të minutave të fundit nga ta. Po kaq para u dhanë edhe për konceptin kreativ, sloganin dhe zhvillimin e materialit. Tre fotogra..

Read More »

Pas festës së Pavarësisë, Mitrovica mbulohet nga bërlloku

Dita e Pavarësisë e la Mitrovicën të mbuluar nga bërlloku. Shumë qytetarë dolën për të shijuar këtë ditë të rëndësishme në sheshet e qyteteve të tyre. Derisa dje çdo gjë shkoi për mrekulli pa incidente, madje me këngë e valle u prit edhe ky përvjetor, duket se qytetarët s’janë treguar aspak të kujdesshëm me hedhjen e mbeturinave. Përmes disa imazheve mund të shihni se si qyteti i Mitrovicës, po duket sot një ditë pas festë. Mbeturinat janë të shpërndara gjithandej rrugëve, por edhe buzë lumit. Madje edhe komuna është treguar ‘dembele’ sa i përket pastrimit të qytetit.

Read More »

Pas Ditës së Pavarësisë, Haradinaj u jep një mesazh qytetarëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në organizimin e festës së Pavarësisë. Ai është shprehur mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve për festën si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë, përcjell ORAinfo. “Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës”. “Po ashtu, faleminderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Faleminderit Kosovë!”,ka shkruar Haradinaj./ORAinfo/

Read More »

11 vjetori i Pavarësisë, Prekazi i stërmbushur me qytetarë

Qytetarët kanë ndëruar sot familjen Jashari. As në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës, nuk u anashkalua tradita e homazheve dhe nderimeve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Qytetarë të shumtë, nga vende të ndryshme të Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit, ia mësynë këtij kompleksi memorial, në kujtim të veprës së familjes së Jasharajve, raporton KTV. Përveç flamujve të shumtë kombëtar, në festën e pavarësisë në Prekaz, nuk u pa asnjë flamur i Kosovës. Vizitorët thanë se amaneti i të rënëve për lirinë, të cilën po e festojnë, nuk ka shkuar në vend. Ata që erdhën në Prekaz, përveç homazheve, nuk e kanë lënë pa e vizituar edhe shtëpinë-muze, aty ku u zhvillua e gjithë beteja e kësaj familjeje. Vizitorët kanë thënë se presin nga institucionet e vendit të punojnë për të mirën e qytetarëve. Në nderim të familjes Jasharaj, erdhën edhe një grup studentësh, të cilët thanë se rinia e Kosovës duhet t’i përkujtojë të gjithë ata që punuan për çlirimin e vendi..

Read More »

Adnan Januzaj me urim special për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kosova sot ka festuar 11 vjetorin e pavarësisë. Shumë futbollistë nga Kosova, por që luajnë në ekipet e ndryshme të Evropës kanë zgjedhur për ta uruar vendin e tyre të lindjes me forma të ndryshme përcjell ORAinfo. Njëri ndër ta ka qenë edhe Adnan Januzaj që ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë duke e kombinuar fanellën me numrin e tij me 11 vjetorin e pavarësisë. Ky është urimi i parë i Adnanit për festen e pavarësisë. Adnani ishte ftuar të lunte për Kosovën, por kishte zgjedhur ta përfaqësonte Belgjikën vend ku kishte lindur dhe ishte rritur. Pas vendimit që kishte marrë, Adnani ishte kritikuar për vendimin e tij nga shumë sportdashës, por ai tashmë kontribuon për kombëtaren belge./ORAinfo/

Read More »

Këto janë 11 faktet që nuk i keni ditur rreth Pavarësisë së Kosovës

Këto janë 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008, të cilat ju sjellim me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë. 17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, mirëpo kjo nuk i kishte ndaluar qytetarët të dalin dhe të festojnë. Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008. 1. Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta. 2. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi. 3. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. 4. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj. 5. Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të..

Read More »