Home / Tag Archives: princin

Tag Archives: princin

Rrëfehet Flaka Krelani: Prisja princin, por më erdhi vetëm kali!

Atë e njohim si një nga këngëtaret më eksplozive në skenë. Së fundmi, Flaka Krelani ka folur hapur për jetën e saj private, duke thënë se s’po mund ta gjejë personin e duhur. Ajo është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, sidomos ata që pëlqejnë muzikën “rock”. E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja, krahas projekteve që pritet të realizojë gjatë këtij viti, u ndal edhe në jetën personale. Flaka rrëfeu se ende nuk e ka gjetur princin e zemrës, duke treguar edhe fjalën e urtë që përdoret në Kosovë: “Është nisë princi me kalin, por mbërrin vetëm kali’. Hall të madh ka deri sa ta gjejë, por e sigurtë që do të vijë në këmbë sipas gjasave”! The post Rrëfehet Flaka Krelani: Prisja princin, por më erdhi vetëm kali! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Klaudia Pepa gjen princin, ja si reagon Albi Nako

Së fundmi, Klaudia i ka bërë të gjithë kuriozë me një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli tepër seksi. Pak ditë pasi deklaroi në një intervistë se ende nuk e ka gjetur dashurinë, balerina e njohur shqiptare bëri një dedikim të veçantë për kolegun e saj dhe një prej talenteve të Amici-t, Francesco Mariottini.”Princi im”, shkruante Klaudia në një foto ku shfaqet e ngritur në ajër nga Francesco gjatë një kërcimi. Por balerina nuk ka ndaluar këtu, ajo ka postuar sërish një video teksa bën prova me balerinin. Ajo që na bëri shumë përshtypje ishte se në kë video, ka qenë pikërisht ish-bashkëshorti i Klaudias dhe koreografi Albi Nako, i cili i ka dhënë like. Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë xhelozie, apo thjesht një pëlqim si një mik, ashtu si Klaudia dhe Albi shprehen në media. The post Klaudia Pepa gjen princin, ja si reagon Albi Nako appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Mimoza prezanton ‘princin’ e saj, publikon fotografinë e rrallë

Mimoza Shkodra tani është një ndër këngëtaret më të përfolura në publik e në media. Ajo filloi karrierën disa vite më parë dhe me këngët e saj u bë menjëherë një ndër më të pëlqyerat e publikut, përcjell ORAinfo. Vitet e fundit u përfol shumë për të sidomos për jetën e saj personale. Ajo u fejua para disa muajve me këngëtarin, Seldi Qalliu, mirëpo fejesa e tyre zgjati vetëm pak muaj. Ajo në fundi ka postuar disa fotografi ku paraqitet në një pushim me familje, por fotografia që më së shumti ka rënë në sy është ajo e Mimozës me nipin, ku si mbishkrim ajo ka vënë ‘Princi im I vogël’./ORAinfo/

Read More »

Bes Kallaku takon Princin Harry (Foto)

Bes Kallaku është një prej aktorëve më të dashur nga publiku shqiptar, i cili shkakton plot të qeshura me postimet e tij në Instagram. E pas fotove ku shfaqej bashkë me Ijen në krah të Donald Trump, ka ardhur rradha që Besi të ‘takohet’ me Princin Harry. Në një foto të postuar nga Besi disa orë më parë në Instastory, aktori i humorit shfaqet krah më krah me Princin Harry të Anglisë. “Me Princin Harry”, ka shkruar Besi në krah të fotos, në të cilën ai ka photoshop-uar fytyrën e Princit në trupin e njërit prej miqve të tij, të cilin e ka etiketuar në foto./zoneelire.al/ The post Bes Kallaku takon Princin Harry (Foto) appeared first on Zonë E Lirë.

Read More »

Ardit Gjebrea e pyet për “princin e kaltër”, Anna e surprizon me përgjigjen

Pasditen e djeshme, moderatori Ardit Gjebrea ka organizuar shorteun e Geraldina Sposa në emisionin e tij “E diela shqiptare”. Ai ka ftuar në studio vogëlushen e tij Annën, për të tërhequr emrin e fitueses së fundit të një fustani nusërie. I frymëzuar nga tema e dasmave, Arditi ka pyetur vajzën e tij se si e imagjinon ajo ditën e saj të dasmës. “Uh, çfarë pyetjeje, se di.”- është përgjigjur Anna dhe pas kësaj moderatori i ka bërë një pyetje tjetër, për mënyrën se si e imagjinon ajo “princin e kaltër”. Surprizë! Gjesti i Annës i ka surprizuar të gjithë: Ajo ka drejtuar gishin nga i ati dhe ka thënë “ti”. Pas kësaj nuk kanë munguar duartrokitjet dhe përlotja në sallë.

Read More »

Pasi Meghan u martua me Princin, ish-bashkëshorti i saj merr një vendim të papritur

Siç dihet Meghan Markle ka qenë më parë e martuar me Trevor Engelson. Ata e filluan lidhjen e tyre në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2011, për t`u ndarë më pas në vitin 2013. Sipas disa burimeve ata u ndanë për shkak të largësisë, kur Meghan u shpërngul në Toronto për xhirimet e filmit “Suits” dhe ka qenë pikërisht ajo që ka kërkuar divorcin. Por me sa duket, ashtu si Meghan, edhe Trevor ka vendosur të ecë para me jetën e tij. Ai i ka propozuar martesë të dashurës së tij aktuale, Tracey Kurland. Ky vendim i tij i çuditi të gjithë, pasi ata kanë vetëm pak muaj që njihen. Sipas disa burimeve për Metro.uk, Travor e ka bërë gjithë këtë vetëm për t`i treguar Meghanit se edhe ai mund të jetë i lumtur.

Read More »