14 vjetori i vendimit në Hagë, Abdixhiku: LDK krenare për rolin e saj në procesin në GJND

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, vendi i kishte bashkuar njerëzit më profesionistë “në bashkëveprim me miqtë strategjikë”. Abdixhiku tha se “Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në […]

14 vjetori i vendimit në Hagë, Abdixhiku: LDK krenare për rolin e saj në procesin në GJND
14-vjetori-i-vendimit-ne-hage,-abdixhiku:-ldk-krenare-per-rolin-e-saj-ne-procesin-ne-gjnd

14-vjetori-i-vendimit-ne-hage,-abdixhiku:-ldk-krenare-per-rolin-e-saj-ne-procesin-ne-gjnd

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, vendi i kishte bashkuar njerëzit më profesionistë “në bashkëveprim me miqtë strategjikë”.

Abdixhiku tha se “Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces, dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës”.

“14 vjet nga konstatimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “në gjithë këtë periudhë me sfida”, Kosova ishte “krah aleancës së pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve të tjerë ndërkombëtar”.