KFOR publikon pamjet e aeroplanit ushtarak britanik që solli 300 ushtarë për stërvitje në Kosovë

KFOR’i ka publikuar pamje nga arritja në Kosovë e trupave nga Mbretëria e Bashkuar. Në njoftimin e KFOR thuhet se trupat britanike janë vendosur përkohësisht në Kosovë për stërvitje rutinë me trupat tjera. “Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të […]

KFOR publikon pamjet e aeroplanit ushtarak britanik që solli 300 ushtarë për stërvitje në Kosovë
kfor-publikon-pamjet-e-aeroplanit-ushtarak-britanik-qe-solli-300-ushtare-per-stervitje-ne-kosove

kfor-publikon-pamjet-e-aeroplanit-ushtarak-britanik-qe-solli-300-ushtare-per-stervitje-ne-kosove

KFOR’i ka publikuar pamje nga arritja në Kosovë e trupave nga Mbretëria e Bashkuar.

Në njoftimin e KFOR thuhet se trupat britanike janë vendosur përkohësisht në Kosovë për stërvitje rutinë me trupat tjera.

“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Për ardhjen e tyre është njoftuar sot, ku është thënë se do vijnë mbi 300 trupa.

Ushtrimet do të mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit.

KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë”.