Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch. Ajo ka ndarë një video nga pritja që i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave […] The post Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë appeared first on Albinfo.

Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka ndarë një video nga pritja që i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjellë ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo në platformën X.

Ndërkaq, ka shtuar tutje se po punojnë për t’i afruar ekonomitë dhe tregjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me të Bashkimit Evropian përmes Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh.

 

The post Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë appeared first on Albinfo.