Lëndohen dy persona në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se shpërtheu gazi

Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi. Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot,rreth orës 15:40, është raportuar  se  në  rrugën […]

Lëndohen dy persona në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se shpërtheu gazi
lendohen-dy-persona-ne-nje-shtepi-ne-mitrovice,-dyshohet-se-shpertheu-gazi

lendohen-dy-persona-ne-nje-shtepi-ne-mitrovice,-dyshohet-se-shpertheu-gazi

Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar  se  në  rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë,  në  një  shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”.