Edhe Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasjes së tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vrasjes, doganierin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Shenavicius. Sveçla ka thënë se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë. “11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në […]

Edhe Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasjes së tij
edhe-svecla-kujton-zyrtarin-e-eulex-it-ne-11-vjetorin-e-vrasjes-se-tij

edhe-svecla-kujton-zyrtarin-e-eulex-it-ne-11-vjetorin-e-vrasjes-se-tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vrasjes, doganierin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Shenavicius.

Sveçla ka thënë se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë.

“11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në detyrë doganieri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Shenavicius. Në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojmë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim. Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë. U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë”, ka shkruar ministri i Brendshëm në facebook.