Vetëm në korrik, 53 raste të të shtënave me armë në ahengje

Ministria e Brendshme, ka bërë të ditur se për muajin korrik, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët për incidente të të shtënave më armë në ahengje. Po ashtu, përmes një postimi në llogarinë e ministrisë në Facebook, ajo bën të ditur se janë hapur 55 raste, janë konfiskuar 46 armë e 472 […]

Vetëm në korrik, 53 raste të të shtënave me armë në ahengje
vetem-ne-korrik,-53-raste-te-te-shtenave-me-arme-ne-ahengje

vetem-ne-korrik,-53-raste-te-te-shtenave-me-arme-ne-ahengje

Ministria e Brendshme, ka bërë të ditur se për muajin korrik, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët për incidente të të shtënave më armë në ahengje.

Po ashtu, përmes një postimi në llogarinë e ministrisë në Facebook, ajo bën të ditur se janë hapur 55 raste, janë konfiskuar 46 armë e 472 municione, ndërsa janë arrestuar 42 persona.

Një person është plagosur nga këto të shtëna, sipas ministrisë.

Ministria e Punëve të Brendshme, ndër të tjera thotë se, bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.