Shea: Situata në veri mbetet e brishtë

Pas 14 viteve në opozitë, partia Laburiste u rikthye ne pushtet pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, ka premtuar një politikë më të hapur me shtetet e Bashkimit Evropian. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Jamie Shea, thotë se pavarësisht ndryshimeve politike që […]

Shea: Situata në veri mbetet e brishtë
shea:-situata-ne-veri-mbetet-e-brishte

shea:-situata-ne-veri-mbetet-e-brishte

Pas 14 viteve në opozitë, partia Laburiste u rikthye ne pushtet pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, ka premtuar një politikë më të hapur me shtetet e Bashkimit Evropian.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Jamie Shea, thotë se pavarësisht ndryshimeve politike që kanë ndodhur, Britania do vazhdoj të jetë e përkushtuar shumë ndaj Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të jetë e përkushtuar për Kosovën dhe për Ballkanin që të ketë siguri dhe paqe në rajon. Në veçanti përfshirja e trupave britanik në kuadër të KFOR-it është shumë e rëndësishme. Pra do të jetë një vazhdimësi e politikës së mëhershme. Por, një ndryshim për dallim nga qeveria konservatore është se laburistët po synojnë të krijojnë raporte me të ngushta me shtetet e fuqishme të bllokut evropian. Prandaj konsideroj se është shumë lajm i mirë për Kosovën që laburistët kanë ardhur sërish në pushtet”, thotë ai.

Shea pret një qasje më aktive nga Britania edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Roli i Britanisë në dialog do të jetë i ngjashëm sikurse i SHBA-ve, do ta mbështesin Bashkimin Evropian për ta shtyrë përpara këtë proces. Pra padyshim që Britania tani dëshiron që të ketë një rol më të dukshëm në Evropë, andaj do të angazhohet për t’i ndihmuar ndërmjetësit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Shea.

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë ka folur edhe për situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Pas asaj çfarë ndodhi në Banjska, mendoj se situata është shumë më sigurt tani në veriun e Kosovës sepse ka vëmendje më të madhe. Por pavarësisht faktit që tani kemi një situatë më qetë ajo pjesë e Kosovës vazhdon të jetë e brishtë. Në Beograd nuk kemi parë akoma një investigim serioz për ata persona që ishin të përfshirë në sulmin në Banjska, pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për këtë gjë”, vlerëson ish- zëdhënësi i NATO-s.

Ditë më parë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se synimi përfundimtar i Britanisë së Madhe në dialogun Kosovë – Serbi është që Kosova të njihet prej të gjitha shteteve si e pavarur.