Putin: Rusia po rrit prodhimin e dronëve

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia po rrit prodhimin e dronëve me rreth dhjetë herë në gati 1.4 milionë këtë vit për të siguruar që forcat e armatosura ruse të rrëmbejnë fitoren në Ukrainë. “Në total, rreth 140,000 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura në vitin [...]Read More...

Putin: Rusia po rrit prodhimin e dronëve

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia po rrit prodhimin e dronëve me rreth dhjetë herë në gati 1.4 milionë këtë vit për të siguruar që forcat e armatosura ruse të rrëmbejnë fitoren në Ukrainë.

“Në total, rreth 140,000 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura në vitin 2023”, tha Putin, shkruan Reuters.

“Këtë vit, prodhimi i dronëve është planifikuar të rritet ndjeshëm. Epo, për të qenë më të saktë, pothuajse 10 herë. Kushdo që reagon më shpejt ndaj këtyre kërkesave në fushën e betejës fiton,” theksoi Putin në një takim në Shën Petersburg për zhvillimin e prodhimit të dronëve.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë blerë dronë jashtë vendit dhe kanë rritur prodhimin e tyre për një sërë objektivash – nga shkatërrimi i artilerisë dhe arsenaleve deri te goditja në infrastrukturën energjetike dhe luftanijet./abcnews.al