Zjarri “rrethon” Athinën/ Digjen shtëpi e makina, kryeqyteti grek mbulohet nga tymi i zi. Evakuime në 11 zona

Një zjarr i madh në Varnavas në verilindje të Athinës, kryeqytetit të Greqisë është përhapur me shpejtësi i favorizuar edhe nga erërat e forta. Autoritetet në vendin fqinj thonë se se janë djegur dhjetëra shtëpi dhe automjete ndërsa kanë evakuar qytetarët nga të paktën 11 vendbanime pranë kryeqyteti grek, duke përshirë këtu edhe një spital. [...]Read More...

Zjarri “rrethon” Athinën/ Digjen shtëpi e makina, kryeqyteti grek mbulohet nga tymi i zi. Evakuime në 11 zona

Një zjarr i madh në Varnavas në verilindje të Athinës, kryeqytetit të Greqisë është përhapur me shpejtësi i favorizuar edhe nga erërat e forta. Autoritetet në vendin fqinj thonë se se janë djegur dhjetëra shtëpi dhe automjete ndërsa kanë evakuar qytetarët nga të paktën 11 vendbanime pranë kryeqyteti grek, duke përshirë këtu edhe një spital.

Janë më shumë se 670 forca zjarrfikëse të cilat të mbështetura edhe nga vullnetarët po luftojnë me flakët rreth 30 kilometra pranë kryeqytetit grek. Në terren janë vendosur 183 mjete zjarrfikëse, 32 avionë që hedhin ujë nga ajri si dhe disa helikopterë.

Situata e erës në orët në vijim pritet të përkeqësojë përhapjen e flakëve sipas asaj që kanë deklaruar autoritetet në vendin fqinj.

Si pasojë e këtij zjarri të madh që nisi që pasditen e të dielës qiejt e Athinës u kthyen në ngjyrë gri. Dhjetëra persona kanë kërkuar kujdes të specializuar në qendrat shëndetësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen ndërsa autoritetet në vendin fqinj kanë këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi me dritaret mbyllur.

Që prej muajit maj qindra zjarre kanë shpërthyer në Greqi duke djegur me dhjetëra hektarë pyje në zona të ndryshme. Temperaturat e larta dhe thatësira ekstreme ka favorizuar përhapjen e flakëve përgjatë stinës së verës në vendin fqinj.

Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar situatën e zjarreve përgjatë viteve të fundit gjithashtu edhe në vende të tjera europiane duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit./abncnews.al