Ministri turk i Mbrojtjes: NATO duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit, pres një qasje të balancuar nga Rutte

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler tha të hënën se Turqia pret që Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte të tregojë një qasje të ekuilibruar midis vendeve anëtare të Aleancës, duke theksuar se duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit. Në një intervistë për Reuters, ai theksoi se anëtarësimi në [...]Read More...

Ministri turk i Mbrojtjes: NATO duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit, pres një qasje të balancuar nga Rutte

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler tha të hënën se Turqia pret që Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte të tregojë një qasje të ekuilibruar midis vendeve anëtare të Aleancës, duke theksuar se duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit.

Në një intervistë për Reuters, ai theksoi se anëtarësimi në NATO nuk e pengon Turqinë të nxisë lidhjet me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), por se përparësia është përmbushja e përgjegjësive të saj ndaj aleancës.

Ministri turk vuri në dukje se Ankaraja vazhdon të blejë avionë F-16 nga SHBA, siç ishte planifikuar. Guler tha se Turqia dëshiron të blejë avionë luftarakë “Eurofighter Typhoon” nga Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania, por se ende nuk ka përparim konkret në këtë drejtim.

“Turqia dhe Siria mund të takohen në nivel ministror si pjesë e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve, nëse krijohen kushte të përshtatshme,” tha Guler.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha muajin e kaluar se do të ftonte presidentin sirian Bashar al-Assad për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat Ankaraja i ndërpreu pas luftës së vitit 2011 në Siri.

Al-Assad tha se bisedime të tilla mund të ndodhin vetëm nëse të dy vendet përqendrohen në çështje kyçe, duke përfshirë tërheqjen e forcave turke nga Siria veriore./abcnews.al