SHBA/ Do të merrte pjesë në një tubim për zgjedhjet, avioni që po udhëtonte Donald Trump bën ulje emergjente
Avioni me të cilin po udhëtonte ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë ulje emergjente. Sipas personelit të aeroportit Billings, ulja është bërë për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur. “Avioni i ish-presidentit të SHBA-së , Donald Trump , ka bërë ulje emergjente për shkak të një problemi mekanik”, ka bërë të ditur stafi i aeroportit Billings. Donald [...]Read More...
Avioni me të cilin po udhëtonte ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë ulje emergjente. Sipas personelit të aeroportit Billings, ulja është bërë për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur.
“Avioni i ish-presidentit të SHBA-së , Donald Trump , ka bërë ulje emergjente për shkak të një problemi mekanik”, ka bërë të ditur stafi i aeroportit Billings.
Donald Trump më mori një avion privat në Montana, që ishte destinacioni i tij fillestar. Ish- presidenti amerikan pritej të merrte pjesë në një tubim në Bozeman për të nxitur kandidatin republikan të Senatit të SHBA Tim Sheehy në garën e tij kundër demokratit aktual Jon Tester.
/abcnews.al/