SHBA: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, duke folur në 25 vjetorin e National Democratic Institute (NDI) në Kosovë, ka bërë disa deklarata të cilat duket se i referohen zhvillimeve të fundit. Javën që shkoi presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq duke i bërë publike “masat”  e tij në 7 pika kërkoi kthimin e […] The post SHBA: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime appeared first on Albinfo.

SHBA: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, duke folur në 25 vjetorin e National Democratic Institute (NDI) në Kosovë, ka bërë disa deklarata të cilat duket se i referohen zhvillimeve të fundit.

Javën që shkoi presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq duke i bërë publike “masat”  e tij në 7 pika kërkoi kthimin e gjendjes së mëparshme në Veri.

Për diplomatin kryesor amerikan në Kosovë institucionet janë legjitime përfshirë ato në pjesën veriore.

“Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, është shprehur Hovenier, shkruan Express, përcjell Albinfo.ch.

Duke elaboruar më tej, Hovenier tha se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe se s’do të ndryshojë.

“Do doja të marrë ca minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezentim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier./Albinfo.ch/

The post SHBA: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime appeared first on Albinfo.