Sulmi ndaj mediave me artikullin e “Slobodna Bosna”, Azemi: Manifestimi më brutal i kontrollit të RTK’së nga ana pushtetit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se sulmi ndaj mediave me artikullin e “Slobodna Bosna”, është “manifestimi më brutal“ i kontrollit të RTK’së nga pushteti. Azemi ka thënë se ky sulm ishte i orkestruar, e dokumentuan zyrtarë, deputetët e ministrat e VV’së, që i dhanë jehonë këtij shkrimi. Sipas tij, “kapakun” […]

Sulmi ndaj mediave me artikullin e “Slobodna Bosna”, Azemi: Manifestimi më brutal i kontrollit të RTK’së nga ana pushtetit
sulmi-ndaj-mediave-me-artikullin-e-“slobodna-bosna”,-azemi:-manifestimi-me-brutal-i-kontrollit-te-rtk’se-nga-ana-pushtetit

sulmi-ndaj-mediave-me-artikullin-e-“slobodna-bosna”,-azemi:-manifestimi-me-brutal-i-kontrollit-te-rtk’se-nga-ana-pushtetit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se sulmi ndaj mediave me artikullin e “Slobodna Bosna”, është “manifestimi më brutal“ i kontrollit të RTK’së nga pushteti.

Azemi ka thënë se ky sulm ishte i orkestruar, e dokumentuan zyrtarë, deputetët e ministrat e VV’së, që i dhanë jehonë këtij shkrimi.

Sipas tij, “kapakun” ia vuri Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila dje tha se e njoftoi Prokurorinë për shkrimin, e gazetën boshnjake e quajti “kredibile”.

“Derisa kanë kaluar dy ditë nga ky super-skandal i transmetuesit publik që paguhet nga taksat tona, askush nuk dha përgjegjësi që publikut iu servua një shpifje në edicionin qëndror të lajmeve. Në anën tjetër, zyrtarët e pushtetit paralelisht udhëheqin të njëjtën propagandë.

Këtë tentim që RTK-në me shndërru në organ partiak të partisë në pushtet, nuk guxojmë ta lejojmë. Pushtetet që duan kontroll të fjalës së lirë e lirisë së mediave, i takojnë një mendësie të rrezikshme, me rrënjë në një pjesë të palavdishme të historisë njerëzore”, ka thënë Azemi.