EMV do të paguajë katër milionë euro për rrymë për dy javë

EMV publikoi shpallje për blerje afatgjatë të energjisë elektrike për një periudhë dy javore, në të cilën rryma do të blihet dy herë paraprakisht nga furnitorët në periudhë kur ka The post EMV do të paguajë katër milionë euro për rrymë për dy javë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

EMV do të paguajë katër milionë euro për rrymë për dy javë

EMV publikoi shpallje për blerje afatgjatë të energjisë elektrike për një periudhë dy javore, në të cilën rryma do të blihet dy herë paraprakisht nga furnitorët në periudhë kur ka devijime të mëdha të çmimeve në bursën rajonale HUPX, njofton “Faktor.mk”, përcjell FLAKA.

Shpallja i referohet periudhës 18-30 shtator. Në vetëm 13 ditë kërkohen 35 mijë megavat orë energji elektrike, që është e paprecedentë për të blerë një sasi të tillë në më pak se dy javë në muajt e verës. Së shpejti pritet të shpallen emrat e furnitorëve të përzgjedhur.

Nëse kontrolloni çmimet aktuale në centralin HUPX “një ditë përpara”, atje këto ditë një megavat orë mesatarisht shitet për rreth 120 euro. Nëse mbeten këto çmime, do të thotë se EMV Shitje do të paguajë 4.2 milionë euro për blerjen, e cila të paktën këtë vit as nuk iu afrua.

EMV Shitje deri më tani ka blerë energji elektrike në periudhën e dimrit, kur çmimet ishin shumë më të lira dhe varionin nga më pak se 50 euro deri në rreth 75 euro për megavat orë. Kompania-vajza e EMV-së ka blerë rrymë edhe në periudhën e verës, kur çmimet kanë arritur deri në 150 euro, por ndryshe nga shpalljet aktuale, sasitë e kërkuara kanë qenë shumë më të vogla. FLAKA

The post EMV do të paguajë katër milionë euro për rrymë për dy javë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .