RMV, derivatet e naftës do të kenë çmim tjetër nga mesnata

Nga nesër çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 0,5 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk. Dizeli tani do të kushtojë 71,50 denarë për litër, ndërsa nafta EL-1 71 denarë për litër. Gjithashtu, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,491 […]

RMV, derivatet e naftës do të kenë çmim tjetër nga mesnata
Ilustrim: Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Nga nesër çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 0,5 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Dizeli tani do të kushtojë 71,50 denarë për litër, ndërsa nafta EL-1 71 denarë për litër.

Gjithashtu, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,491 denarë për kilogram, i cili tani do të kushtojë 46,295 denarë për kilogram.

Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të njëjta, përkatësisht 79,50 dhe 81,50 denarë për litër.

“Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: për benzinën me 1,126%, për naftën me 1,333%, për vajin ekstra të lehtë me 2,161% dhe për mazutin, rritja është me 1.851%”, theksojnë më tej KRRE.