Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi

Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë të Qeverisë Kantonale, Labinot Demi The post Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi appeared first on Albinfo.

Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi

Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut, Natalie Rickli, e cila njëherësh drejton drejtoratin e shëndetësisë, ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifin me bashkëpunëtorët. Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë të Qeverisë Kantonale, Labinot Demi, i cili mban kështu postin më të lartë administrativ në këtë drejtori, njofton albinfo.ch.

Me këtë rast ajo ka postuar në rrjetet sociale një njoftim në të cilin thuhet:

“Si kryetare e qeverisë prita ambasadorin e Kosovës Mentor Latifi si dhe konsujt Vigan Berisha dhe Arijeta Gallapeni-Simnica. Zvicra dhe kantoni i Cyrihut ndajnë bashkëpunim të ngushtë në fushën e biznesit, arsimit, kulturës dhe politikës me Kosovën. Në kantonin tonë jetojnë gati 20.000 kosovarë. Nëse këtu përfshihen personat e natyralizuar (me pasaportë zvicerane), ka edhe disa mijëra më tepër.

Ambasadori Mentor Latifi dhe Sekretari im i Përgjithshëm në Drejtorinë e Shëndetësisë, Dr. Labinot Demaj, i cil po ashtu i ka rrënjët në Kosovë, në funksionet e tyre po japin një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë tonë dhe janë shembull i mirë i integrimit të suksesshëm”, përfundon postimi i kryetares së Qeverisë së Kantonit të Cyrihut, Natalie Rickli.

The post Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi appeared first on Albinfo.