Ngjarje e rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan vret gruan e pastaj veten
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se në zonën e “Treshit” në Tiranë, një burrë me shtetësi amerikane ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten brenda banesës. Krimi brenda familjes është regjistruar në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Institutit”, në dalje […] The post Ngjarje e rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan vret gruan e pastaj veten appeared first on Albinfo.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.
Mësohet se në zonën e “Treshit” në Tiranë, një burrë me shtetësi amerikane ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten brenda banesës.
Krimi brenda familjes është regjistruar në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Institutit”, në dalje të kryeqytetit.
“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M.W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
The post Ngjarje e rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan vret gruan e pastaj veten appeared first on Albinfo.