“Meta” bllokon “Rusia Today”/ Mediat shtetërore ruse nuk do të kenë akses në rrjetet sociale

Kompania “Meta” njoftoi këtë të martë se ka ndaluar mediat shtetërore ruse të përdorin platformat e saj të rrjeteve sociale, duke arsyetuar se këto media përdorin taktika mashtruese për të përforcuar propagandën e Moskës. Kompania, e cila zotëron rrjetin: Facebook, ëhatsApp dhe Instagram, njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi gjatë ditëve të ardhshme, [...]Read More...

“Meta” bllokon “Rusia Today”/ Mediat shtetërore ruse nuk do të kenë akses në rrjetet sociale

Kompania “Meta” njoftoi këtë të martë se ka ndaluar mediat shtetërore ruse të përdorin platformat e saj të rrjeteve sociale, duke arsyetuar se këto media përdorin taktika mashtruese për të përforcuar propagandën e Moskës.

Kompania, e cila zotëron rrjetin: Facebook, ëhatsApp dhe Instagram, njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi gjatë ditëve të ardhshme, në një përpjekjeve për të kundërshtuar “operacionet e fshehta të ndikimit në internet”të Rusisë.

Në mesin e mediave të cilat nuk do të kenë akses për të pasur llogari në këto rrjete sociale janë Russia Today dhe Rossiya Segodnya, por jo vetëm.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kritikoi vendimin duke thënë se “veprime të tilla selektive kundër mediave ruse janë të papranueshme” dhe se “Meta me këto veprime po diskretiton veten”.

Media RT e cila njihej më parë si ‘Russia Today’ ndersa ‘Rossiya Segodnya’ është kompania mëmë e agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti dhe medias Sputnik.

Vendimi i kompanisë “Meta” vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja ndaj Russia Today, duke akuzuar median e Kremlinit se është një pjesë kyçe e “makinerisë së luftës së Rusisë dhe përpjekjeve të saj për të minuar demokracinë e kundërshtarëve të saj”.

Zyrtarët amerikanë njoftuan javën e kaluar se “Russia Today” po punonte krah për krah me ushtrinë ruse dhe po zhvillonte fushata për mbledhjen e fondeve për të paguar për armët dhe pajisjet e tjera për ushtarët që luftonin në Ukrainë.

Po ashtu sipas zyrtarëve amerikane faqet e internetit të rrjetit “Russia Today ” janë përdorur për të përhapur dezinformata dhe propagandë në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe vende të tjera./abcnews.al