Shpërthimi i nëndetëses “Titan”/ Inxhinieri: Refuzova të isha pilot për arsye sigurie, u pushova nga puna

Në seancën dëgjimore që po mbahet në Karolinën e Jugut për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të nëndetëses Titan në qershor 2023, një dëshmitar kyç, inxhinieri kryesor, ka dhënë një rrëfim tronditës mbi ngjarjet që çuan në këtë katastrofë tragjike. Ai ka theksuar se ndihma e tij e fundit për të përgatitur nëndetësen ishte nën [...]Read More...

Shpërthimi i nëndetëses “Titan”/ Inxhinieri: Refuzova të isha pilot për arsye sigurie, u pushova nga puna

Në seancën dëgjimore që po mbahet në Karolinën e Jugut për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të nëndetëses Titan në qershor 2023, një dëshmitar kyç, inxhinieri kryesor, ka dhënë një rrëfim tronditës mbi ngjarjet që çuan në këtë katastrofë tragjike.

Ai ka theksuar se ndihma e tij e fundit për të përgatitur nëndetësen ishte nën një presion të jashtëzakonshëm dhe se kishte refuzuar të ishte pilot i saj disa vite më parë.

Në dëshminë e tij, inxhinieri ka treguar se marrëdhënia e tij me CEO-n e OceanGate, Stockton Rush,i cili ishte një nder 5 viktimat e incidentit tragjik, u përkeqësua ndjeshëm pas këtij refuzimi.

“Nuk do të zhytem,” i kishte thënë ai Rush, duke shprehur pasigurinë e tij për ekipin operativ dhe për përgatitjet që ishin bërë, duke i cilësuar ato si të nxituara dhe të papjekura.

Inxhinieri gjithashtu ka zbuluar se nuk kishte pasur njohuri për planin që Titan të eksploronte rrënojat e Titanikut deri sa u angazhua në projekt. Ai kishte ndaluar ekipin të shkonte atje, gjë që çoi në pushimin e tij nga puna në 2019.

“Stockton ishte njeriu që merrte vendime. Ai luftonte për atë që donte dhe ndonjëherë, këto dëshira ndryshonin nga dita në ditë,” ka theksuar ai në seancë.

Titan shpërtheu më 18 qershor të vitit e kaluara, duke rezultuar në vdekjen e të pesë pasagjerëve në bord, përfshirë Stockton Rush. Seanca dëgjimore e Rojës Bregdetare synon të zbardhë këtë tragjedi dhe të zbulojë përgjegjësitë e plota për këtë katastrofë./abcnews.al