Aksident në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura. Rasti për Front Online u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri […]

Aksident në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura.

Rasti për Front Online u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejës”.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës.

“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.