Izmaku: Dialogu s’është çështje profesionale, kjo Qeveri s’ka figura që kanë pasur përgjegjësi shtetërore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk po i merr më seriozisht Qeverinë Kurti. Izmaku është skeptike që mund të ketë sukses nga dialogu Kosovë-Serbi, marrë parasysh mungesën e përgjegjësisë shtetërore të qeveritarëve. Sipas saj, në Qeverinë Kurti nuk ka figura që kanë treguar përgjegjësi shtetërore. “Unë konsideroj […]

Izmaku: Dialogu s’është çështje profesionale, kjo Qeveri s’ka figura që kanë pasur përgjegjësi shtetërore
izmaku:-dialogu-s’eshte-ceshtje-profesionale,-kjo-qeveri-s’ka-figura-qe-kane-pasur-pergjegjesi-shteterore

izmaku:-dialogu-s’eshte-ceshtje-profesionale,-kjo-qeveri-s’ka-figura-qe-kane-pasur-pergjegjesi-shteterore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk po i merr më seriozisht Qeverinë Kurti.

Izmaku është skeptike që mund të ketë sukses nga dialogu Kosovë-Serbi, marrë parasysh mungesën e përgjegjësisë shtetërore të qeveritarëve. Sipas saj, në Qeverinë Kurti nuk ka figura që kanë treguar përgjegjësi shtetërore.

“Unë konsideroj që ka një mungesë konsistence, edhe në raport me diskursin që e ka pasur Qeveria aktuale. Ka qenë një huti totale, një moskoordinim ndërmjet përfaqësuese në dialog por edhe bashkësisë ndërkombëtare, ku shpesh ka ndodh që në tavolina të bisedimeve ka pasur një pajtim për një marrëveshje e më tutje ka devijuar, ndërsa kur publikut iu është adresuar kryeministri që ‘ne nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje, nuk ka një marrëveshje’, ndërsa me ndërkombëtarët ka qenë një raport krejt ndryshe. Duket që më as bashkësia ndërkombëtare ka filluar të mos i sheh shumë seriozisht përfaqësuesit qeveritar në këtë drejtim. Unë personalisht as nuk kam prit që do të ketë një ndryshim, duke i njohur me kohë që brenda kësaj Qeverie nuk është që ka pasur figura që kanë pasur në kontuinitet përgjegjësi shtetërore. Pra Dialogu nuk është një çështje profesionale, ka të bëjë pak më shumë me një përvojë të gjatë politike sepse ne kemi pasur situata shumë komplekse në Kosovë”, ka thënë Izmaku per EO.

Teksa ka folur për veriun e vendit, Izmaku ka deklaruar se është dashur mund e sakrificë për ta shtrirë sovranitetin në atë pjesë. Si sfidë kryesore e përmend ndikimin e Serbisë ndaj komunitetit serb, për të cilët është dashur të integrohen nëpër institucione.

“Prej pas luftës, i kemi ditur rrethanat që ka qenë shumë e vështirë. Fillimisht integrimi i serbëve. Unë kam qenë deputete kur i kemi përjetuar momente kur ne është dashur me shku e me i bindur për një vend pune sepse ndikimi i Serbisë ka qenë shumë i madh brenda komunitetit serb në Kosovë. Në momentin kur e kemi arrit këtë që ata (serbët) me u bë pjesë e institucioneve, pra me përfaqësua edhe Republikën e Kosovës nëpër shtete të ndryshme. Pra ka qenë shumë interesant kur i ke dëgjuar përfaqësuesit serb duke thënë ‘Republika e Kosovës. Ne e dimë vetëm një fakt kur deputetët e Listës serbe, lajmërohen një herë në gjashtë muaj siç kërkohet me rregullore të Kuvendit e i marrin pagat”, ka deklaruar Izmaku.

Garat e fundit në Ujman, Izmaku e cila së fundmi ka aderuar në Nisma Socialdemokrate, ka thënë se është bërë veç sa për fotografi. Konsideron se në atë pjesë po të mos ishin forcat e KFOR-it, situata do të ishte më ndryshe.

“Por kjo e fundit me larjen në Ujman, ku ne e kuptuam që ka qenë një fotografi politike, duke i detyruar anëtarët e VV-së që të shkojnë atje dhe ta rrezikojmë edhe njësitin tonë policor për t’i pasur disa fotografi duke u larë në Ujman. Situata atje është çështja më e ndjeshme që nga paslufta. Me u përdor për vota nuk e ka bërë asnjë Qeveri, të gjithë liderët politikë janë munduar me ndiku në atë pjesë për të integruar dhe kemi arrit më shumë vështirësi. E dimë që po mos të ishin forcat amerikane, nuk ka pasur mundësi integrimi as të forcave tona policore. Ka qenë tepër e pamundur dhe kjo është një realitet. Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pasur rolin kryesor dhe e kanë sa i përket sigurisë në atë pjesë. Pra fatkeqësisht ndodhën edhe rastet që i patëm me policët e vrarë, ku edhe aksionet nuk ishin në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh Izmaku.