Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të […]

Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO
osmani-rithekson-perkushtimin-e-kosoves-per-anetaresim-ne-nato

osmani-rithekson-perkushtimin-e-kosoves-per-anetaresim-ne-nato

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë.

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, shkroi presidentja.