“Pse vlerësime dhe jo veprime?” – Deputetja e VV-së kritikon “politikat e vjetra” për barrikadat në urën e Ibrit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së Ibrit, duke e krahasuar atë me situatën e tanishme. Në një postim në Facebook, Kryeziu Hyseni kujtoi një lajm të vitit 2014, kur grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit ishin pajtuar që deri në […]

“Pse vlerësime dhe jo veprime?” – Deputetja e VV-së kritikon “politikat e vjetra” për barrikadat në urën e Ibrit
“pse-vleresime-dhe-jo-veprime?”-–-deputetja-e-vv-se-kritikon-“politikat-e-vjetra”-per-barrikadat-ne-uren-e-ibrit

“pse-vleresime-dhe-jo-veprime?”-–-deputetja-e-vv-se-kritikon-“politikat-e-vjetra”-per-barrikadat-ne-uren-e-ibrit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së Ibrit, duke e krahasuar atë me situatën e tanishme.

Në një postim në Facebook, Kryeziu Hyseni kujtoi një lajm të vitit 2014, kur grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit ishin pajtuar që deri në fund të shtatorit të atij viti të ofronin vlerësime për heqjen e barrikadave, por jo t’i largonin ato menjëherë.

“Veç lexojeni çka thotë lajmi i vitit 2014:

‘Në bisedimet që u ndërmjetësuan nga BE, dy grupet punuese, ato të Prishtinës dhe të Beogradit, janë pajtuar që deri në fund të shtatorit t’i japin vlerësimet për heqjen e barrikadës’.

Pra, kanë pranu me formu një grup punues edhe atë jo me i heq barrikadat, por me vlerësu punën e heqjes së barrikadave.

E janë këta të njëjtit që sot kritikojnë Qeverinë si për veriun si për tema të tjera”, ka shkruar deputetja e VV-së në Facebook.