“Haraçi i arkave fiskale” vazhdon, ministri Hekuran Murati harron premtimin

Ministri i Financave, Hekuran Murati në vitin 2021 patë premtuar se do të hiqet “monopoli dhe haraçi” i arkave fiskale në Kosovë. Atëherë Murati kishte deklaruar se shteti duhet të jetë në krah të bizneseve e jo të vihet në shërbim të grupeve të interesit. Por, kur kanë kaluar tri vjet qeverisje haraçi i arkave […]

“Haraçi i arkave fiskale” vazhdon, ministri Hekuran Murati harron premtimin
“haraci-i-arkave-fiskale”-vazhdon,-ministri-hekuran-murati-harron-premtimin

“haraci-i-arkave-fiskale”-vazhdon,-ministri-hekuran-murati-harron-premtimin

Ministri i Financave, Hekuran Murati në vitin 2021 patë premtuar se do të hiqet “monopoli dhe haraçi” i arkave fiskale në Kosovë. Atëherë Murati kishte deklaruar se shteti duhet të jetë në krah të bizneseve e jo të vihet në shërbim të grupeve të interesit.

Por, kur kanë kaluar tri vjet qeverisje haraçi i arkave fiskale” vazhdon, deri sa ministri Murati ka zgjedhur të hesht.

Bizneset në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të paguajnë shuma të larta parash për blerje të arkave, por edhe shuma të konsiderueshme për mirëmbajtje vjetore të tyre.

Aktualisht në Kosovë janë të licencuara katër kompani për Pajisje Elektronike Fiskale nga Administrata Tatimore e Kosovës: Gekos, Enternet, Serbice Globar dhe Umbo Group.

Çmimet e arkave fiskale fillojnë nga 285 euro deri në 345 euro, ndërsa mirëmbajta e tyre nga 56 euro deri në 106 euro, shkruan Front Online.

Shahini: Mirëmbajta arkave shumë e shtrenjtë

Se mirëmbajta e arkave fiskale tek bizneset sidomos ato të vogla krijon një barrë të lartë financiare, këtë e thotë edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Shahini tha për Front Online se mund të ketë marrëveshje të fshehur mes kompanive që operojnë në këtë fushë për mos uljen e çmimeve sidomos për mirëmbajtje të arkave fiskale.

Kreu i AKB-së Agim Shahini thotë se shumica e bizneseve në Kosovës nuk janë të pajisura më arka fiskale për shkak të çmimit të lartë të blerjes, por edhe mirëmbajtjes së tyre.

“Një përqindje e madhe e bizneseve kanë arka fiskale por ka shumë biznese të regjistruara  por nuk kanë arka fiskale, e disa lirohen në bazë të kritereve pasi që punojnë me shumicë”, ka thënë ai.

Shahini thotë se Qeveria duhet t’i marr disa hapa për bizneset që të krijojë barazi të njëjtë.

“Nëse lehtësohen procedurat për fiskalizim, e të subvencionohen, dhe të edukohen tatimpaguesit, kjo do të ndikonte dukshëm tek bizneset dhe do të ndikonte pozitivisht tek ta. Qeveria duhet të bëjë më shumë për bizneset, ekonominë që të krijojë barazi të drejtë”, u shpreh Shahini.

Rafuna: Hekuran Murati të sjellë vendime e ligje që ua lehtëson punën bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) të punojë më shumë në luftimin e informalitetit, që t’ua lehtësojë bizneseve procedurat për deklarim të qarkullimeve e përdorim të arkave fiskale.

Rafuna thotë se ministri Hekuran Murati duhet të sjell ligje e rregullore që e eliminojnë burokracinë.

“Murati duhet të sjell vendimi, ligje e rregullore që janë shumë transparente që i thjeshtojnë procedurat që e eliminojnë burokracinë, kjo i stimulon bizneset që me deklarua sa më shumë qarkullimin dhe me i shti në përdorim arkat fiskale. Shumica e bizneseve janë duke vepruar me arka fiskale”, theksoi Rafuna.