Përurorhen hapësirat stërvitore të boksit në Prishtinë, Kurtit i dhurohen një palë doreza nga boksierja Sadiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave stervitore të boksit, në bodrumin e Hotel Grandit, ku u mirëprit nga boksierja Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj. Sipas njoftimit të kryeministrisë, hapësira e cila u përurua sot është funksionalizuar për shfrytëzim falë bashkëpunimit mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me […]

Përurorhen hapësirat stërvitore të boksit në Prishtinë, Kurtit i dhurohen një palë doreza nga boksierja Sadiku
perurorhen-hapesirat-stervitore-te-boksit-ne-prishtine,-kurtit-i-dhurohen-nje-pale-doreza-nga-boksierja-sadiku

perurorhen-hapesirat-stervitore-te-boksit-ne-prishtine,-kurtit-i-dhurohen-nje-pale-doreza-nga-boksierja-sadiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave stervitore të boksit, në bodrumin e Hotel Grandit, ku u mirëprit nga boksierja Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, hapësira e cila u përurua sot është funksionalizuar për shfrytëzim falë bashkëpunimit mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AKP-në dhe me Federatën e Boksit.

“Në përmbyllje të këtij përurimi, Kryeministrit Kurti iu dhurua një dorëz e boksit e cila u nënshkrua nga vetë boksierja. Donjeta Sadiku është sportistja e vetme jashtë ekipit të xhudos nga atletët e Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, në pjesëmarrjen e dytë të saj”.

“Ajo është dekoruar më herët me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll 2022, si dhe me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva po të njëjtin vit, duke u cilësuar si boksierja e parë dhe e vetme grua nga Kosova që ka arritur të fitojë medalje në garat ndërkombëtare të boksit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.