Arrestohet një person në Gjilan për dhunim, Policia jep informacione

Policia në Gjilan njofton për arrestimin e një personi, i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri vite për veprën penale ‘’Dhunim’’. Ai u arrestua sot dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga […]

Arrestohet një person në Gjilan për dhunim, Policia jep informacione
arrestohet-nje-person-ne-gjilan-per-dhunim,-policia-jep-informacione

arrestohet-nje-person-ne-gjilan-per-dhunim,-policia-jep-informacione

Policia në Gjilan njofton për arrestimin e një personi, i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri vite për veprën penale ‘’Dhunim’’.

Ai u arrestua sot dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan dhe hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 14.07.2024 kanë arrestuar T.K. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri (3) vite për veprën penale ‘’Dhunim’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, njofton policia./Front Online/