Pas përjashtimit nga Kosova, Florent Muslija i kushton rëndë edhe te Freiburgu

Florent Muslija ka marr një tjetër goditje pas asaj të përjashtimit nga grumbullimi me Përfaqësuesen e Kosovës. Futbollisti i cili luan në Bundesligën e Gjermanisë, te skuadra e Freiburgut, nuk është ftuar nga trajneri Julian Schuster, për ndeshjen e fundjavës kundër Bohumit, shkruan IndeksOnline. Ai gjatë konferencës për media, e ka lidhur mungesën e Muslija […]

Pas përjashtimit nga Kosova, Florent Muslija i kushton rëndë edhe te Freiburgu

Florent Muslija ka marr një tjetër goditje pas asaj të përjashtimit nga grumbullimi me Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti i cili luan në Bundesligën e Gjermanisë, te skuadra e Freiburgut, nuk është ftuar nga trajneri Julian Schuster, për ndeshjen e fundjavës kundër Bohumit, shkruan IndeksOnline.

Ai gjatë konferencës për media, e ka lidhur mungesën e Muslija me ngjarjet e fundit te Kosova.

“Është e rëndësishme të jesh përgjegjës për gabimet e tua”, deklaroi mes tjerash Julian Schuster.

Kujtojmë që Florent Muslija së bashku me Edon Zhegrovën dhe Arijanet Muric, ishin përjashtuar nga trajneri i Kosovës, Franco Foda, pasi kishin thyer rregullat e grumbullimit, duke vizituar lokalet e kryeqytetit dhe nuk janë kthyer në hotel deri në orët e vona.