La Liga jep ‘dritën jeshile’ për Dani Olmo, mund të luajë qysh sot për Barcelonën

“Telenovelës” Dani Olmo duket se i ka ardhur fundi… Barcelona, siç raportohet nga mediat spanjolle, do të ketë “dritën jeshile” nga La Liga për ta regjistruar blerjen e re të kësaj vere, falë “nokautit” të Andreas Christensen, kostoja buxhetore e të cilit, sipas rregullores, mund të përjashtohet për katër muaj duke filluar nga dita e […]

La Liga jep ‘dritën jeshile’ për Dani Olmo, mund të luajë qysh sot për Barcelonën

“Telenovelës” Dani Olmo duket se i ka ardhur fundi… Barcelona, siç raportohet nga mediat spanjolle, do të ketë “dritën jeshile” nga La Liga për ta regjistruar blerjen e re të kësaj vere, falë “nokautit” të Andreas Christensen, kostoja buxhetore e të cilit, sipas rregullores, mund të përjashtohet për katër muaj duke filluar nga dita e sotme.

Kujtojmë se danezi është dëmtuar së fundi dhe nuk mund të luajë. Prandaj, klubi blaugrana do të jetë në gjendje të përdorë 80% të tarifës së mbrojtësit danez për të regjistruar Olmon deri në fund të vitit.

Sidoqoftë, ekziston një mister që ka të bëjë me gjendjen e Christensen. Barcelona ka paraqitur raporte mjekësore në La Liga, duke vërtetuar qëndrimin 4-mujor të tij jashtë fushave për shkak të problemeve me tendinën e Akilit.

Zëra pranë danezit pretendojnë se dëmtimi i tij është më pak i rëndë, ndaj mbrojtësi mund të kthehet pas rreth një muaji. Fakti është se, për momentin, Dani Olmo do të mund të debutojë rregullisht me fanellën blaugrana të martën, kundër Rayo Vallecano.